www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar


Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Naim Feashri(1846-1900)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:34 am

Pa luftës s'i trëmbet kurrë,
Shqipëtari është burrë.
Edhe Evropa e tërë
Sonte me ne është bërë,
Se të drejtën ne e kemi,
Ne të zott' e vëndit jemi.

Sot për sot Maqedhonia,
Thesprotia, Mollosia,
Dhardhania, Iliria,
Paravea, Haonia
Që u thoshinë qëmoti
Bota, po s'u thosh i zoti,
Bëjnë gjithë Shqipërinë,
Edhe fqinjtë ton' e dinë.
Tani, djemt' e mëmëdheut!
O të bijt' e Skënderbeut!
Ju, o vëllezër e shokë!
Pa mblithni mënttë në kokë,
Zgjuhuni, o shqipëtarë,
Se afëroi dit' e mbarë!
Mos vini veshnë në botë,
Si të dojë le të thotë.
Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një komp e një farë,
Edh' e tërë Shqipëria
Eshtë një si perëndia.
Lereni mënjanë fenë,
Të shikojmë mëmëdhenë,
Të jemi miq në mest tënë
Dhe shokë, si kemi qënë,
Ta shtojmë vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë.

Jemi djemt' e mëmëdheut
Gjithë dhe të Skënderbeut,
Sicili le të besonjë
Sikundër të kupëtonjë,
Po feja të mos na ndanjë,
Në zgjedhë të mos na mbanjë.
Përpiquni për vethet tuaj,
Mos për bot' e për të huaj.
Eshtë dit' e diturisë
Sot e koh' e urtësisë
S'bën dot punë marrëzia,
Padija e foshnjëria,
Poshtë ndarja e nakari,
Qoftë lark nga shqipëtari,
Rroftë bashkimi përjetë,
Q'e fali zot'i vërtetë!
Ta kemi vëllazërinë,
Miqësin' e urtësinë,
Një fjalë gjithë të themi
E një dëshirë të kemi:
Të nderojmë mëmëdhenë,
Gjuhënë e vetëhenë,
Shqipërinë ta shpëtojmë,
Së gjithash ta lartësojmë
Atë kemi gjithë mëmë,
Në të huaj nuk' e lëmë
Pa njeri të mos kuxonjë
Ta pres' e ta copëtonjë.
Shqipëri, o jetëgjatë!
Ty të kemi mëm' e atë
Dhe për ty do të lëftojmë,
Gjersa të të trashëgojmë!
Për ty gjithë, dit' e natë,
Mejtohemi gjer' e gjatë.
Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
As drobitesh, as pengohesh.
Më ke gjithë bukuritë
E të tëra mirësitë:
Ke fusha me lule shumë,
Lumënj të mbëdhenj pa gjumë,
Male të lart' e të veshur,
Buzën' e detit të qeshur;
Gjithë gazë ta dha zoti,
Ta ka falur që qëmoti;
Më je dritëzë në dritë,
Me të gjitha mirësitë.
Për ty shumë do të thoshe,
O Nuseja bukuroshe!
Ti s'plake kurrë në jetë,
Posi perëndia vetë!
Vdekja edhe pleqëria,
Shëmëtimi, dobëtia,
Ty s'ta zënë dot pëqinë,
Mësa zënë perëndinë!
Ke pjell' aqë të vërtetë,
Sa s'nëmërohen në jetë,
Pa ke pjellë Skënderbenë
E gjithë trimat sa qenë.
Ke sot djem t'urt' e të mirë,
Trima me shumë dë shirë.
Nukë vdesin shqipëtarët,
Janë vet'ata të parët.
Dardha nënë dardhët bije,
Dit' e sotme qe dhe dije,
Nukë shuhet njerëzia,
Vdes e ëma, rron e bija,
Rron i biri, q'është vetë
I ati që qe ndë jetë.
Trëndafili, që ep er,
Çeletë sërish në verë.
Ju priftërë mjekër gjatë,
Q'u quan kombi uratë,
Uratë e perëndisë,
Q'është drit' e gjithësisë,
Munt të bëhi të pabesë
Për të mirët të Moresë
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Mihal Grameno (1871-1931)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:37 am

Mihal Grameno

Hyrje

Mihal Gramenoja është nga ata shkrimtarë të vitëve të fundit të Rilindjes që luftuan për çështjen kombëtare dhe me pushkë. Atdhetar i flaktë, ai solli në shkrimet e tij mbresa të drejtpërdrejta nga lufta e popullit tonë për pavarësi dhe, më vonë, për demokracie përparim. Lindi më 1871 në Korçë, në një familje me ndjenja atdhetare. Në vendlindje mori edhe mësimet e para. Ende i vogël, për nevoja ekonomike mori udhën e kurbetit, në Rumani. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Më 1907 ishte antar i çetës së Çerçiz Topullit dhe luftoi pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Xhonturqit e burgosën disa herë. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe më 1912 në Shpalljen e Pavarësisë. Pas këtij viti mbrojti me forcë shtetin shqiptar.
Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, ku bëri punë të palodhur në lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris.
Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore.
Vdiq në Korçë më 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit".
Veprimtaria letrare e Gramenos kap një çerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Novelat e tij u hapën rrugën romaneve të para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atë vit "E puthura" dhe "Varri i Pagëzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton çështjen e pabarazisë shoqërore si burim fatkeqësish në jetë. "Varri i pagëzimit" paraqet luftën e pamëshirshme që bëri kleri reaksionar grek kundër mësimit të gjuhës shqipe.
Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zë vend të veçantë në krijimtarinë e Gramenos. Në pjesën e parë flet për çetat kryengritëse, për luftimet dhe punën propaganduese të çezës së Çerçiz Topullit, bën portrete të qëlluara luftëtarësh e njerëzish të thjeshtë të popullit. Në prozën e Gramenos nuk mungojnë edhe pjesë me nivel të kënaqshëm artistik, përshkrime dhe dialogje të gjalla.
M.Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja janë shkruar në vargje.
Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. M.Gramenoja shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Bien në sy vjershat atdhetare që i kushtohen lëvizjes kryengritëse. Disa prej tyre, si: "Për Mëmëdhenë", "Uratë për liri", "Lamtumirë", me patosin kushtrues, u përhapën mjaft dhe u kënduan edhe si këngë:

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë,
vraponi, burra, se s'ka me pritë!
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq që u ngrit,

Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. M.Gramenoja është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi. Ai është cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare.
Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndërprerje, dy nga gazetat më përparimtare të traditës. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetër të kohës.
Në shkrimet e tij Gramenoja del si përfaqësues i anës më të vendosur e më demokratike të lëvizjes sonë kombëtare. Ai goditi ashpër jo vetëm pushtuesin osman, por dhe armiqtë e tjerë të çështjes kombëtare: klerin reaksionar grek e grekomanët, pseudoatdhetarët, feudalë të mëdhenj e borgjezë të pasur, të cilët i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetër, ka besim vetëm tek vegjëlia, te populli dhe te roli i tij në fatet e kombit. Më 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakët, dhe kjo opingë është shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar".
Në fillim të viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike të Gramenos. Në gazetën "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mëdha politike të kohës.
Një nga dokumentet më të shquara të gazetarisë e të lëvizjes demokratike të atyre viteve është artikulli "bashkim dhe përparim".
Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse.
M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Faik Konica (1875-1942)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:39 am

Ai që është i qytetëruar


E njihni të gjithë atë që “ka parë botë”, që është i qytetëruar. Çdo qytet i Shqipërisë e çdo katund sadomos i madh ka të tijën. “Njeriu që është i qytetëruar” i lag përditë me vaj leshrat, vishet me “të ngushta” (ca pak të idikura), mban një stap të lehtë në dorë - e shikon sipër-poshtë gjithë botën. Vajzat çuditen, pleqtë shkëndallëzohen, djelmtë i bien prapa, duke thirrur e duke vërshëllyer a duke i hedhur gurë, - mjeshtri i shkollës i qaset të lidhë fjalë. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njëra me tjatrën! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonë në Evropë! Vërtet, ju kërkoni ndjesë! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherë, më pëlcet zemra. Ku rrohet në këtë vend, me këta njerëz që s’dinë të vishen, të hanë, të flasin! Ah, Evropa e shkretë! Kur isha në Evropë...” Kur ish në Evropë, ish si peshku në ujë. Gjithë shijen, gjithë hollësinë e shoqërisë së qytetëruar i ka thëthitur. I ka parë të gjitha sa janë për të parë e ca të tjera, i njeh të gjithë. Ka folur, ka lidhur miqësi me fytyrat e njohura të Evropës së tërë.
Po ku ka lindur, në pyeç, ky njeri aq i hollë e aq i çuditshëm? Pa dyshim, do të jetë rritur në “Rue de la Paix” të Parisit, në “Strand” të Londonit a në “Grahen, të Vjenës”. Mos kërko aqë larg...Ka parë ditën në Dardhë, në Mollë, a në breg të Pulës. Eshtë rritur në mes të bajgave të gomarit a të kakardhisë së deles.


1902



Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë


Ndër turinjtë më të dendur të Shqipërisë, duhet vënë re ai që është “gati të vesë për kombin”.
U kapa me fjalë një ditë, me një njeri kësaj cipe, e ja shkurtimi i të folurit tonë:
Unë - Kur je gati për të vdekur për atdhenë, ç’pret?
Ai – S’erdhi koha.
Unë - Mos prit luftën e madhe. Që të nxehësh zemrat, që ta afrosh ditën e mirë, qite pallën, hidhu bëj një trimëri të shkëlqyer për atdhenë të çuditen bota e të çuditemi të gjithë.
Ai – S’erdhi koha.
Unë - Sille, në mos erdhi”
Ai – Pa më thua, pse s’vete të vritesh më parë ti që qenke më trim? A po s’erdhi as për ty koha?
Unë - S’erdhi, e, për mua, s’do të vijë kurrë. E sheh unë s’rrenj. S’jam trim unë. A shkrova, a thashë kurrë se do të nisem për luftë? Jo! Se nuk është puna ime. S’jam njeri i luftës. Palla ime është penda, atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë.
Ai – S’erdhi koha. Sot për sot sado trimërira të bëhen do të venë kot.
Unë - Asgjë s’vete kot. Trimëria që duket më e panevojshme, po të bëhet me mendje që t’i shërbejë atdheut, kot nuk vete. Ja një punë e mirë: Në do, ngjitu në Tour Eiffel (Kullë e Parisit) e hidhu poshtë, të thyhesh në një qind copë. Më par, shkruaj këtë biletë e vëre në taskë: “Vras vetem për të provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Për fare gjë e vrava veten. Le të kuptojë tani Evropa, me anë të gazetave, se ç’mund të bëjë shqiptari. Kur të jetë nevoja të vritet, jo për fare gjë, po për Atdhenë.”
Ai – Talle me mua.
Unë - Nuk tallem me ty. Në mos do të vrash veten, megjithëse je gati për të vdekur, çap në Shkodër, në Gjakovë, në Berat a në Gjirokastër, e, në mes të pazarit, thirr si tellalli të drejtat e Shqipërisë. Ja një punë e mirë. Ç’do t’të bëjnë më të ligë se të të vrasin, punë përë të cilën ti thua se je gati.
Ai – Fjalë, fjalë, s’erdhi koha, baba!
Unë - Në mos erdhi koha për të vdekur, djalë, erdhi një kohë tjetër: erdhi koha të ngrihesh e ta kapërcesh me vrap pragun e derës sime, se mjaft më çave kokën!


1898



Çipi i palaçove


“Avropa” dhe “Evropi” janë bisedimet e ditës dhe të orës në Shqipëri. Po Evropa s’përfillet aspak. Ç’është “Avropa” ose “Evropi”? Pas besimit të shqiptarëve, është një vend i çuditshëm, larg nga Shqipëria. Që Shqipëria është edhe ajo një pjesë e “Avropës” ose “Evropit” – asnjë shqiptari nuk ia qas mendja. Një njeri niset nga Vlora të vejë matanë të kanalit, fjala vjen në Pidochisull – Adriatico, dhe miqtë e tij thonë: “Shkoi në Avropë” ose shkoi në Evropi”. Për të zbuluar përsenë e errët të këtij mendimi, u bëra një pyetje katër njerëzve më të kuptuar që ka Shqipëria dhe më patundërisht të sigurt nga vetja e tyre.
Selim Qeroz-Fodulli më përgjigjet:
“Efendëm, çdo vend ku populli mban shapkë dhe ku s’ka bërë hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, është Avropë”.
Napoleoni i Gjirizave më thotë: “Tradhtor, tallesh me mëmëdhetarët! Ti e di shumë mirë ku është Avropa, dhe në ke harruar, të ta përmend unë: Avropa njihet tërë ai vend ku venë kapella, ku ka makina shumë, ku burrat s’kanë trimërinë tonë dhe ku gratë s’janë të ndershme.”
O Anaksagoras Uliksi më shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksët besojmë se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynë i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi është tërë ai vend ku urdhëron Pap dhe kisha latine me protestantët dhe mesonët dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditë hakë Perëndisë. Po më duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se në Amerikë kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s’prt veç se një shenjë për të nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!”
Gazi Punikua hedh nga goja jargë, një erë të qelbur dhe këto fjalë: “Avropa është vendi ku s’hanë mish të mbajtur në akull, pasta dhe shumë gjëra të tjera, që ne, aziatikët e ndershëm, nuk i përfillim. Mesela, pinë verëra të gënjeshtra të Francës, që s’kanë aspak erë rrushi. Nëm verë të Negozhdit që ndjehet një orë lart! Nëm raki! Nëm bozë! Atje ku s’i gjen këto, atje është Avropë.”
Dhe me të mbyllur këto bileta, gjej në tryezë një këngëzë që kisha shkruar pak javë më parë në mes dy shakave me ca “Vatrane”. Këngëza e ka titullin Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp për të zbavitur këndonjësit një minutë:


Lot “Avropa”, me “Evropin”
Njëra-tjetrës i hedh topin
Edhe Evropa bën sehir.
Një të shtën’Avropa topit:
Nëpër dor’i shkoi “Evropit”.
Dhe evropa bën sehir.


Pyet “Avropa”: Ç’u bë topi?
-E ke ti! – i thot’Evropi.
Dhe Evropa bën sehir.

Hop! “Avropa” me “Evropin”
Zihen, goditen për topin.
Dhe Evropa bën sehir.

Bam “Avropa”, bam “Evropi”!
Ulërijnë: Ku ishte topi?
Evropa s’bën sehir –

Po mbledh dhe në xhep vë topin
Dhe pastaj na rrëmben shkopin,
Dhe as qesh, as do sehir!


1922

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Faik Konica (1875-1942)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:41 am

Faik Konica – Ka qene njeri prej bijve me te shkelqyer te Shqiperise, nje nga campionet me te medhenj te independences kombetare, pa dyshim ustaj me i math i shkrimit te gjuhes sone; eshte njeriu qe na ka zbuluar flamurin e Skenderbeut. Keta tituj nuk mund t’ja mohojne as kundershtaret me te eger. – Fan Noli.

Anes liqenit

Nata po aferohet. Drita e dites tretet dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake manushaqet cfletohen. Hijet behen me te dendura, me te zeza. Njeri mbas tjaterit, yjte cpojne qiellin, e pikelojne drite. Nata u aferua. Nata erdhi.

E kur aferohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si nje fushe e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e ketej me lundra te motshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne malesore te rrepte. Eshte nje liqen nuke m’i math se nje kopesht, ne mes te nje pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne mvarin deget e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hena ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here, nje peshk, e nje tjater, shume pishq, tingillojne ujen. Uja perseri pushon, e fle. Po nje ere e ngadalte (oh shum’ e ngadalte!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Faik Konica (1875-1942)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:41 am

Faik Konica

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Faik Konica (1875-1942)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:43 am

Abetari shqip

Abetari shqip - shtet i tanishem i çeshtjes [gjendje e tanishme e çeshtjes]

Ne pak fjale, - me qellim por pa shprese qe t`u mbushim koken hamajve, zaptieve, te shtremberve e t`egerve, - duam te shkoqitim çeshtjen e abetares gjer me sot. I pari liber ne gjuhen tone dolli ne 1635, d.m.th. 256 vjet me perpara, ne Rome, prej Frengut te Bardhe (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori me vone do zbulonte duke germuar ne arkivat e bibliotekes kombetare te Frances, vepren e Pjeter Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e te rrefyemit" te shkruar, me te njetin alfabet, ne vitin 1621, pra 14 vjet me pare]. Ky liber perdori nje alfabet, i cili ka te ngjare se perdorej edhe me pare, se, po ta kish bere Frengu i Bardhe, do ta kish thene ne parethenie te librit te tij; pra duke heshtur, na rrefeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me ate alfabet duallen gjer me sot shume libra, me te shumtet permbi fe, nje fjalor shqip e italisht disa mijera shtyllash, e me ate meson gjithe pjesa e Gegerise katolike. Te metat e atij alfabeti jane kryesisht dy: 1) Ka disa germa te vecanta qe nuk gjenden ne shtypshkronjat; 2) S`eshte i mjaftueshem per toskerishten.

Qe te mos e ngarkoj teper artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Ne ate mot, Sulltani, per te ndezur ne Shqiperi nje zjarr kunder sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare te mblidhen qe te bejne nje alfabet shqip. Keta, me leje te qeverise (turke), u mbluadhne. Ne mes tyre, hyri si thone e si do te mund te provojme nje dite - nje anetar i Moskovit, i cpuar me udhe nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte per detyre: 1) O te merrte alfabetin e Frengut te Bardhe, si 300 e sa vjetesh me te vjeter; 2) O te bente nje te ri, duke treguar te metat e alfabetit te vjeter; 3) O te mos i perseritte ato mangesi.

Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I perseriti te keqiat e alfabetit te Bardhit. 4) Shtoi shume gabime te reja.

Qe te marrin vesh atdhetaret e kulluar se c`eshte ai alfabet i Stambollit, le te vene re keto: Alfabeti i Stambollit ka 36 germa. Nder keto jane: 1) shtate shkronja cirilike (sllave). 2) Pese shkronja greke. 3) Nje shkronje cirilike (sllave) koke-tatepjete. 4) Nje shkronje latine e vertitur. 5) Dy shkronja latine koke-tatepjete. 6) Nje shkronje latine e tredhur. Te tjerat jane latine. Lexuesi qe ka pake mendje, i sheh vete ndyresine e ketij alfabeti: 1) I bere me spica te Moskovit, na ve ne rend te popujve sllave. 2) I perzier me shtate menyra shkronjash, eshte i ndyre ne te pare, e i jep gjuhes nje hije te eger. 3) Nuk mund te botosh libra asgjekundi ne Evrope, vec po te blesh shkronjat perkatese dhe te paguash shume me shtrenjte. Kur desha te filloj nje te perkohshme shqipe gjashte vjet me pare, desherova pike-se-pari te perdor o alfabetin e vjeter te Shkodres, o alfabetin e Stambollit - te cilat do t`i rrefej ndoshta nje dite gjate e gjere, e atehere le te gjykojne shqiptaret c`jane ata njerez e c`jam une - nuk me tunden fare.

Me 1899, disa atdhetare te flakte te Shkodres u mblodhne, per te themeluar nje shoqeri te madhe per levrimin e gjuhes shqipe. Keta shqiptare krijuan nje alfabet, te cilin, edhe pse qe i aresyeshem edhe nga deshira e bashkimit, e muarem edhe ne dhe po e perdorim qe prej dy vjetesh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetem shtypet lehtazi kudo, po eshte edhe i aresyeshem ne shume ane. Keto edhe njeqind te tjera tregojne se me alfabet te "Bashkimit" mbahet mire rrenja e fjaleve.

Tani cilat jane kundershtimet e meemureve kunder ketij alfabeti. Jane pese: 1) "Alfabeti i Stambollit eshte me i vjeter" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit eshte 300 vjet me i vjeter. Pse nuk e mbajtet? Pra, edhe ju vete rrefyet se vjetersia nuk eshte argument i mjaftueshem per te mbajtur nje gje te lige. 2) "Alfabeti i Stambollit eshte me i perhapur". -Ato genjeshtra t`ia shisni nje tjateri, por jo mua. A e mirrni vesh? Nder 100, 90 nder shqiptaret e jashtem e perdorin kete alfabet qe perdorim ne, a me disa ndryshime. Ate te meemureve e perdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kembe-qelbur te Toskerise. Po, si thote frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush degjon vetem nje kembane, degjon vetem nje ze". E ju, duke folur gjithnje me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithe Shqiperine. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" jane te shumta e nuk i meson dot populli". -Pergjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 me teper. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bejne nje tingull. I duket me lehte nje shenje per cdo ze". -Pergjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini te mesuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor te zinj, e jo populli po juve vete ju duket e veshtire te mblidhni dy shkronja per te treguar nje tingull. Se arabishtja e turqishtja qe ju kane hyre ne palce e ne gjak, per cdo tingull kane nje shenje. Fshataraku i Gjermanise pse meson, p.sh. kater shkronja -tsch- per te treguar tingullin ç? Fshataraku i Shqiperise pse te mos mesoje dy shkronja? Fshataret e Shqiperise kane mend, po Bashstenete s`mesoni dot ndoshta. 5) Me ne fund Meemuret na pyetne shume here: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarne vesh ta kene alfabetin nje e te perbashket? -Me te vertet, ne nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish pune. Fundi alfabeti nje eshte. Rumania ka nje Akademi, e, megjithate, bota eshte ndare ne dy pjese per nje ndryshim te dy a tri shkronjave. Me vone edhe ku ndryshim do te pushoje. Alfabeti i "Bashkimit", per lirine qe i dha shqipes te shtypet apo te botohet kudo, per hijen europiane qe i dha shkrimit te gjuhes sone, per sherbime te tjera qe ka per te bere ne sy te botes, meriton me te vertet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e te ndyre qe ka, me pengese e botimit qe u sjell librave shqipe, s`meriton tjater emer pervec ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U be nevoje t`u thyejme hunden nje here harbuteve. Ne kane per te thene gje, te re, do t'u pergjigjemi. Po, ne zencin te kendojne per te mijten here kengen e zaptieve, nuk kemi kohe per te humbur.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Faik Konica (1875-1942)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:43 am

Gjuha ... Dhe një pjesë e gurmazit

Faik KONICA,

Fati i gjuhës shqipe është për të qarë. Një degë e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinishtia, greqishtia e vjetër, persishtia, etj., dhe aq' e vjetër sa ato, - shqipia mbeti gjer më këtë ditë e njomë po pa fletë e pa lule, kur shoqet çuditnë botën me lulëzimin e tyre. Tani, ca elementet t' erëta në Shqipëri kanë zaptuar ministrin' e Mësimit dhe po përpiqen t'a majnë gjuhën fare. Mbase ca nga ata dëshërojnë të mbarojnë dhe u duket se po mbarojnë punë; po shumica, pa dyshim, janë armiq të gjuhës, dhe duan, duke përdredhur e duke shtypur organet e shqipes, t'a lënë sakate që të hiqet xvarrë e shtrembëruar.
Shikoni. Jaria nj'a tre'qint fjalë që munt të quhen internacionale, janë hequr ca nga gërqishtia e vjetër, ca nga latinishtia, dhe janë bërë malli i njerëzisë, se gjithë bota i di, i mer vesh gjithë bota. Munt të përdoret e të kuptohet lehtë fjala thjeshtë shqipe larkfolës (siç munt të thonë, dhe ca thonë, në Gjermani, Fernsprecher), në vent të telefonit: po nuk është nevojë; fjala telefon ësht'e përgjithëshme; s'ka nonjë fitim për gjuhën, për popullin, a për njeri, që të preferohet fjala nacionale larkfolës. Po armiqt' e fshehtë të gjuhës, s'pëlqejnë as fjalë të ra kur janë të mira, si larkfolës; dëshërojnë fjalë makaronike si togjer dhe bashki, se ashtu e do qëllimi prishës i tyre.
Një tjatër pun' e bukur që bëjnë, është të kthyerit e fjalëve nga kuptimi i tyre dhe të dhënët një kuptim të ri. Fjalës i paditur, i dhanë kuptimin i kallzuar për një faj; fjalës i pandehur, i dhanë kuptimin i dyshuar se ka bërë një faj; fjalën i aratisur e zgjothnë që të zërë vendin e fjalës firar, ndonëse i aratisur thohet për një që ka humbur udhën ose s'dihet se ku ndodhet në kurbet. (Është vërtet se Gegët kanë një fjalë i paditun, që ndofta ka lidhje me italishten bandito, me kuptimin i kallzuar; po trazimi me fjalën i paditur në kuptimin i pamësuar ësht' i domosdoshmë dhe përandaj përdorimi i të dy fjalëve nuk është praktik).
Sido që në qoftë, Torbeshët me ca dinakë të tjerë vendosnë që t'i japin shkelmin shqipes, dhe të fabrikojnë një gjuhë të re të themeluar mi shqipen. Na pëlqen a s'na pëlqen, kjo gjuh'e re po bëhet nënë sytë t'ona, dita me ditën, dhe jemi të shtrënguar t'a nxemë, se ndryshe pas pakë kohe s'do të marrim vesh dot se ç'thonë gazetat e Shqipërisë.
Për të stërvitur Vatranënt në gjuhë të re, kemi për të botuar nga nonjë herë ca mësime. Do të jenë pakë të rënda, si çdo gjë e re: po me kurajë dhe durim, do të bëni përparime.
Mësimi I
Toskua, me që ka parë shkolla të larta, ësht'i ditur; po me që e kërkon Gjykatoria, ësht'i paditur. Ashtu, Toskua ësht' edhe i ditur edhe i paditur.
Moskua, me që s'ka hapur kurrë një librë, nuk ësht'i ditur, po me që s'thotë as Policia as njeri se është fajtor, nuk është i paditur. Ashtu Moskua s'ësht'as i ditur as i paditur.
U-voth një kec në stan, dhe besojnë se Toskua është ay që e vodhi. Toskua është pra i pandehur. Fajtor ose i pafajshëm, Toskua mori malet i papandehur. Toskua është pra edhe i pandehur edhe i papandehur.
Dikush tha se kecin munt t' a kete vjedhur Moskua, po xhandaret u përgjiqnë që Moskua nuk ësht'i pandehur. N'ato e sipër hyri në polici Moskua; dhe me që e dijin se s'fshihej, s'hyri i papandehur. Moskua pra nuk është as i pandehur as i papandehur. .
Toskua, kur mori malet, u-bë i aratisur, se fshihej nga xhandarët; po duke qenë se i njeh me pëllëmbë udhët dhe shtigjet, nuk u-aratis as një minutë. Do më thënë, Toskua ësht'i aratisur po nuk ësht'i aratisur.
Moskua dolli për gjah dhe humbi udhën dhe ka dy ditë që po sillet vërdallë, i dëshpëruar, nga pyll në pyll; është pra i aratisur; po kanuni nuk e kërkon, dhe nuk ësht'i aratisur. Do më thënë edhe Moskua, si Toskua, ësht' i aratisur, po nuk ësht'i aratisur.
Me gjith' këtë, ndodhja e Moskos ndryshon fare nga e Toskos. Se Moskua dëshëron të dalë nga pylli, po s'di si të dalë; Toskua di si të dalë, po s'dëshëron. Moskos i vjen keq që nuk është si Toskua; dhe Toskua qan që nuk është si Moskua. Po sikur t'u thuash të çkëmbejnë ndodhjen e tyre, s'dëgjojnë. Se Moskua do që të mos jet' i aratisur, dhe nuk është po prapë është; Toskua nuk ësht' i aratisur, dhe do që të mos jetë po prape është.
Mësimi II
Profesorit Qelqmath i ngjau një e papëlqyer: Tek punonte në laboratuar të tij, hyjtin pesë xhandarë me pisqolla në grusht, dhe i britnë, "Ngre duart, se je i paditur". Profesori hapi gojën dhe ngriti duart, po si mblodhi pakë veten protestoj me zemërim, dhe u thotë xhandarëve, "Gënjeni, se mua tërë bota më njohin si të ditur". - "Vërtet, je i ditur", thanë xhandarët, "po nga që je i ditur, je i paditur", - "0 Perëndi!" briti Profesori "qenkan të prishur mënç!" - "Ja se si" thanë xhandarët; "është helmuar një pus, dhe shumë njerës që pinë nga ujët e tij vdiqnë. Helmi i përdorur është aq' i hollë sa s'ndjehet në shie. Policia mendon se vetëm një njeri i ditur në barërat munt t'a ketë bërë këtë faj. Përandaj, Profesor, ti, si i ditur që je, u-dekllarove i paditur, dhe ne erthmë të të zemë" - "Shikoni se ç'gjarpër i frikshëm!" ulërijti profesor Qelqmadhi. Xhandarët, të trembur, kthyen kokën të shohin, dhe Profesori me një herë u-hoth nga penxheria dhe mori me vrap udhën e pyllit. Xhandarët, kur kuptuan dinakërinë, j'u-sulnë pas duke zbrazur pisqolla, po më kot, se Qelqmadhi u-çduk në mes të druve.
N'ato sipër, u dolli mb'udhë xhandarëve nxënësi i Profesorit, dhe i qëndroj duke u britur: "Xhandarë! Zemëni, se pusin e helmova unë!" - "Ja tek qenka i pandehuri i vërtetë!" tha një xhandar. - "Dhe është fare i papandehur, se s'i shkonte njeriut mendia te ky çilimi" u-përgjigj një tjatër.
"Është një i pandehur i papandehur" dekllaroj një xhandar i tretë.
Pastaj, i thanë nxënësit: "Eja pra të të shpiem në burg, se je i paditur".
"Atje gënjen( tha djali "se jam nxënësi më i mirë i Profesorit Qelqmath. Nga ana tjatër, po të burgosni gjithë të paditurit, duhet tërë popullin shqipëtar t'a burgosni dhe të hyni ju të parët në të Tralos". - "Mos fol aqë shumë" urdhëruan xhandarët; "nukë thamë që s'je i ditur, po thamë që je i paditur. Tani, përpara!" Dhe xhandarët u-nisnë, me të diturin të paditur të pandehurin të papandehur në mes.
Udhës, nxënësi, me një zë që dridhej nga frika, i thotë një xhandari: "'Bobo ç'na gjeti! Ti paske kolerën, shoh në fytyrën tënde gjithë shenjat e sëmundjes." Xhandarit i ra të hollët nga dëshpërimi. Të tjerët u-përndanë, të kafshuar nga zegli i panikës. Nxënësi, pa humbur kohë, vrapoj dhe hyri në pyll, u-bashkua me Profesorin, uruan njëri tjatrin për ****** që kishin ngrehur, dhe muarnë të përpjetën nëpër shkëmbinjtë. Xhandaret, si kuptuan grackën, u-bashkuan dhe me një tërbim të math u-sulnë dhe ata në pyll, ku humpnë udhën, dhe, pas ca orësh kërkimi, arrijtin në funt të një shkëmbi dhe ranë mbë dhe, të dëshpëruar, - kur na dëgjojnë një të qeshur; shikojnë lart: Profesori me nxënësin e tij kanë ndenjur dhe po tallen me xhandarët duke mpshtetur dorën në majë të hundës. Dhe me një herë, ky fjalim nis në mes të dy palëve.
Xhandarët: - Profesor, s'je më i paditur.
Profesori: - Po ju qëpari më thatë se isha i paditur.
Xhandaret: - Ishe, po s'je më.
Profesori: - Bah! Aqë shpejt u-bëra i ditur?
Xhandarët: - Jo. Ishe i ditur po ishe dhe i paditur. Tani je vetëm i ditur, dhe i paditur është nxënësi yt.
Profesori: - Gënjeni. Nxënësi im është i ditur.
Xhandarët: - Jo. Ësht'i paditur, se e kërkon hetuesi.
Profesori: - Ah! Paskeni dhe një... si thatë?
Xhandarët: - Hetues.
Profesori: - Bisedim i papandehur.
Xhandarët: - Jo. Nxënësi yt ësht' i pandehur.
Profesori: - I pandehur çë?
Xhandarët: - I pandehur.
Profesori: - Aqë vetëm? S'ka bisht fjala?
Xhandarët: - I pandehur vetëm. Dhe në dëgjofshi këshillën t'onë, mos bëhuni t'aratisur.
Profesori: - Gënjeni. Ne t'aratisur s'jemi, dimë se ku ndodhemi, kemi ardhur dhe tjatër herë këtu për të mbledhur barëra t'egëra. T' aratisur jini ju, që kini humbur udhën. Do të vdisni nga uria dhe nga etja. Do t'ju vrasim me gurë. (Dhe Profesori hodhi një shpellë që t'i trembë.)
Xhandarët: - Duam të hamë. Kini një copë bukë?
Profesori: - Ka një burim të ftohtë këtu sipër, dhe vijnë shpesh dhi t'egëra të pinë ujë. Doni ca kakërdhi prej cjapi? (U hodhi një grusht.)
Kryetari i Xhandarëve (u flet shokëve). - Medet! Do të vdesim. Ç'na duhej të ndjekim gjer në thellësi të pyllit maznunet dhe muttehemet. Në djall mystendiku me gjith' ihzarin!
Profesori: - Pa dale, pa dale. Më duket se s'mereshim vesh. Mor mos doni të thoni se na kallzuan si fajtorë dhe kini urdhër të na shpini në burg?
Kryetari i Xhandarëve: - Po. Zoti Profesor. Kam një ihzar, dhe dua të ju shpie te mystendiku.
Profesori: - Ashtu? Dhe kujtojit se u-bëmë firar?
Kryetari i Xhandarëve: - Po, Zoti Profesor.
Profesori: - Ah mor t'uruar, ne ju muarmë për të çmendur dhe ikmë nga frika se mos na mbytni. Hajde të shkojmë në gjyq, se ne fajtorë s'jemi.
(Dhe zbriti me nxënësin).
Mb' udhë, vazhdoj bisedimi.
Profesori: - Nuk më thoni, pse s'përdorni fjalet firar, mystendik, ihzar, mutthem, maznun, arzuhall, mazbata, dava, etj. - po kini çpikur fjalë që s'i mer vesh njeri?
Kryetari i Xhandarëve: - Di dhe unë, Zoti Profesor? Thonë se duhet qëruar gjuha nga fjalët e huaja.
Profesori: - Duhet qëruar më parë truri i palaçove që e qelbnë gjuhën. Fjalë të huaja jane ato që s'kanë zënë rënjë në gjuhë. Ato që i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer në kasolle të malësorit, ato fjalë u-nacionalizuan. E dini si i thonë gjykatësit n'Espanjë? I thone kali, - "Alcade" - nga arabishtia elkadi. S'munt të gjente tjatër fjalë hispanishtia? Ç'gjë më e lehtë? Në gjuhën hispanishte ka disa qindëra fjalë arabishte, më tepër fjalë administrative. Vallë Espanjollët i mbajnë ato fjalë nga dashuria që kanë për armiqt' e tyre Arabër? Apo mos i mbajnë se ato fjalë hyjtin në gjuhë dhe e quajne lajthim t'i hedhin? Turp, turp, djemt' e mij. Hiqni dorë. Është mëkat për gjuhën.

Botuar më 1922
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Faik Konica (1875-1942)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:44 am

FLAMURI

Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhe
te pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me
ndjenja.
Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime
lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje
me mundime te palodhura dhe me trimerira te gjata e te forta
qe kane lene gjurma ne letersine e gjithe popujve te qyteteruar.
Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte
nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet.
FAIK KONICA
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Mitrush Kuteli(Dhimiter Pasko)(1907-1967)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:48 am

Dhimiter Pasko alias Mitrush Kuteli u lind ne Pogradec ne vitin 1907. U laureua per ekonomi ne universitetin e Bukureshtit. Per idete politike u denua me pune te detyrueshme, denim qe e shleu ne burgun e Maliqit nga viti 1945 deri ne vitin 1948. Vdiq ne vitin 1967.
Ne botimet e Mitrushit ne kohen e diktatures komuniste, anashkalohej ne pershkrimin e biografise se tij fakti se ai kish qene i burgosur pikerisht per arsye te dieve te veta politike. Vitet e para pas clirimit mbesnin ne hije per lexuesin.

Per perkujtimin e tij me rastin e 95-vjetorit te lindjes mund te lexosh ne:
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Mitrush Kuteli(Dhimiter Pasko)(1907-1967)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:49 am

Star,

Madheshtia e kesaj poeme eshte ndoshta pikerisht fakti se Kuteli del mbi ndasine e flet per Shqiperi e Kosove bashke. Kur e kam lexuar per te paren here, me ka prekur shume.

Te shkruajta dje ne mesazhin tim te fundit ne kete teme, se sot do te sillja dicka rreth vdekjes se Mitrush Kutelit, shkeputur nga libri i arkitektit Petraq Kolevica: Me Kutelin.


Krenar,

Nese ke dhe ti dicka nga Kuteli, sille ketu ne forum, se vetem do e üasuroje kete teme.





IKJA

Mars i vitit 1967. NJë mbasdite nuk di si mbetëm vetëm të dy me Mitrushin atje, në kuzhinën e tij që nuk mbetej kurrë pa njerës..Fëmijët ishin diku jashtë a në dhomën tjetër, kurse Efterpi merrej me punët e shtëpisë nëpër oborr.
Atmosfera politike në vend vazhdonte të ishte e rëndë pas luftës së bujshme “kundër burokracisë” të një viti më parë, ndërsa ndihej të vepronte fort “revolucionarizimi i mëtejshëm i jetës së vendit” dhe forcimi i “luftës së klasave” që shkaktonin shqetësime te të gjithë.
Pasi foli pak për gjendjen e rëndë e të pashpresë që po sundonte në jetën shqiptare, me një zë dëshpërimisht të thellë, Mitrushi tha:
“Tani unë duhet të iki!
Fëmijët u rritën, u duhet të bëjnë shkollën e lartë. Do t’u duhen bursa, të drejta studimi, të paktën. Po të jem unë, janë edhe inatet ndaj meje dhe këto inate do të m’i pengojnë fëmijët. Po të iki unë, do të ikin dhe inatet.”
Fliste me një dëshpërim të thellë, po edhe me një vendosmëri të tillë të patundur, që më rrëqethi.
Ç’donte të thoshte me ato fjalë?
Më lindën dyshime për një vendim të frikshëm...
U mundova të belbëzoja disa fjalë e argumenta kundër, po ai vazhdonte të përsëriste sikur fliste me vete:
Tani unë duhet të iki!...duhet, duhet të iki...
Për vdekjen e tij të papritur, duke u gdhirë 4 maji i vitit 1967, shpesh kam menduar me dyshim:
“Ishte vëtet natyrore?”
Për ta shpejtuar ikjen që po dëshironte, atij mbase do t’i mjaftonte vetëm një dozë më tepër prej atyre “helmeve” të quajtur “ilaçe për zemrën” që i pinte dy-tri herë në ditë. E ka bërë këtë?
Duke e ditur mirë formimin dhe besimin e tij fetar, që nuk e lejon një veprim të tillë, i largoj dyshimet e këqia dhe në heshtje i kërkoj të falur për mëkatin që bëj, po si ta harroj atë zërin e tij të dëshpëruar të asaj pasdite të vrerët marsi?
Megjithatë një gjë është e sigurt. Mitrushi po e ndiente fort afër fundin e vet, prandaj nxitoi të linte testamentin, ku i thotë së shoqes:
“Shënjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netët i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë.”

***

4 maj 1967. Në drekë po kthehesha me nxitim bashkë me gruan nga zyra në shtëpi. Në fillim të rrugës “Katër dëshmorët”, te një shtyllë elektrike, pamë shpalljen e vdekjes: “Vdiq Dhimitër Pasko!
Ndonëse nuk banoja larg shtëpisë së tij, nga gjëma dhe rrëmuja që shkaktoi vdekja në atë shtëpi, nuk u kujtua kush të më lajmëronte. Mbase nuk duhej shkelur porosia e tij në testament, ku thoshte:
“Nuk do të më lajmëroni para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerzve më të afërm për të bërë formalitetet e varrimi dhe varrimin. Kaq.”
Për fat të mirë, ata pesë a gjashtë njerzit më të afërm, nuk i ndejtën besnikë porosisë tjetër të tij në testament, ku shkruante:
“Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ata që ngjiten nëpër mure.”
Lajmërimet, pra, ishin ngjitur nëpër mure si ai që po lexoja: Dhimitër Pasko vdiq.
Shkova me nxitim në shtëpi të Mitrushit, sa për të shprehur ngushëllimet pa u ulur dhe me të shpejtë sosa tek studio e të ndjerit skulptor Janaq Paço.
I dhashë lajmin e hidhur dhe iu luta të vinte t’i bënim maskën prej allçie të fytyrës.
Kur ka vdekur? – më pyeti Janaqi.
Para nja 10 orëve – i thashë.
Jemi vonë - vazhdoi Janaqi. Maskat bëhen menjëherë pas vdekjes sepse, duke kaluar koha, fillojnë e të lëshohen muskujt, deformohen. Megjithatë, eja!
Rrëmbeu një qeskë me allçi e me nxitim, sosëm.
I thashë Efterpit kështu...kështu...Ju lutem të na lini vetëm.
Na duhet vazelinë - më tha në vesh Janaqi.
Bëhet edhe me sapun e me vaj, po s’jam i sigurt – vazhdoi. E, mor Mitrush, ç’na bëre – pëshpëriste vetmevete me dëshpërim Janaqi, ndërsa përgatiste allçinë. Shkova shpejt në shtëpi, ku e dija se kisha një kuti me vazelinë dhe mbaruam punë.
Mitrushi ka disa fotografi të mira vetëm, me gruan e me fëmijët, që ngjallin kujtime të këndshme, por maska me ata sy të mbyllur e me një si nënqeshje të hidhur në buzë, më duket se flet e përbuz një epokë të tërë që e bëri Mitrushin të na ikte aq shpejt.

***

Nata shkoi si shkoi me e jake e pa gjumë. Të nesërmen, qysh herët, isha përsëri në shtëpinë e Mitrushit. Vinin e iknin pak njerës, më shumë të afërm nga Tirana e disa nga Pogradeci. Erdhën disa kurorë artificiale të porositura prej tyre. Shqetësimi im ishte se ç’do të shkruhej në shtypin zyrtar për vdekjen e tij. Afër drekës erdhi Sterio Spasse që më thanë se po interesohej për këtë gjë. E pyeta. Bëmë ç’mundëm – tha. Do të botohet në “DRITA”, lajmërimi i vdekjes me fotografinë dhe me fjalë të mira për kontributin e tij në letërsinë tonë.
Po diçka nga krijimtaria e tij do të botohet me këtë rast? – epyeta.
Duke më vënë dorën në sup, kokulur, Sterio më tha:
Edhe kaq sa bëmë, u bë shumë...
Ditën e diel, d.m.th. tre ditë më vonë, më 7 maj 1967, në faqen e katërt të gazetës “DRITA” u botuan ato që më pati thënë Sterio. Në faqen letrare të asaj gazete nuk mund të kishte vend për të botuar diçka nga krijimtaria e Mitrushit, sepse duhej të botoheshin disa “poezi kote” kushtuar dëshmorëve prej poetësh krejt të panjohur e që nuk njohën ndonjëherë si të tillë. Nejse...Minutat po shkonin. Po afrohej ora e varrimit.
Ndërsa rrija në dhomë ulur në një cep, i mbyllur në vetvete sa më bezdisnin pësh-pësh që bënin njerzit duke biseduar ultas njëri me tjetrin, u dëgjua një zë që nga oborri: Erdhi makina!
Njerzit u ngritën. Dolëm në rrugën para shtëpisë ku kish qëndruar një makinë “ZUK” dhe një autobus i vjetër tip “IKARUS”, prodhim i vjetër hungares, të dy të Ndërmarrjes të atëhershme të varrezave. Njerzit e moshës sime e dinë se çfarë shëmtirash e shkatërirash ishin ato makina. Mitrushit i mbërthyen kapakun e qivurit, e ngritën dhe e futën të Zuk-u. Ne hipëm në IKARUS dh eikëm. Nuk besoj të kemi qenë më shumë se nja dyzet veta në atë “autobus”, ku shumica rrinte në këmbë. Autobuzi ikte me nxitim pas Zuk-ut sikur shkonte në dasmë e jo në varrim. Arritëm. Varri ishte hapur. Pa humbur kohë, qivuri me trupin e Mitrushit u ul në fund. Askush nuk i tha dy fjalë te koka. Asnjëri nga shokët e miqt’ e vjetër. Po kush ishte prej tyre në atë varrim?
Nuk e di. Sikur të nesërmen e asaj dite të më pyeste dikush për këtë gjë, nuk do dija ç’t’i thoja. Isha tepër i tronditur. Hodhëm të tërë nga një grusht dhe mbi atë qivur e pastaj punuan lopatat. Mbulohej Mitrushi...por, ende pa e mbuluar mirë e pa i vendosur si duhej ato kurorë, erdhi shoferi e tha: “Shpejt, shpejt, se kam edhe varrim tjetër!” Njerëzit u turrën drejt autobuzit që kishte ndaluar nja njëqind metra larg, duke lënë Mitrushin të rrethuar nga heshtja që e shoqëron deri më sot duke vërtetuar kështu fjalët e At Gjon Shllakut:
“Tjetërkund, njerzt e idealit, në u mbytshin për së gjalli, nderohen për së dekuni. Ndër ne ata mbyten dy herë dhe harrohen.”
Nuk duhet të lë pa thënë se për Mitrushin nuk u gjënd një copë vend në parcelën ballore, në hyrje të varrezave, ku groposeshin të privilegjuarit e partisë dhe as në ndonjë parcelë diku pranë. Mitrushi u varros në cepin e fundit të parcelës më të fundit, pranë murit rrethues të atëhershë,.
Kur mbaroi varrimi që përshkrova më lart dhe njerëzit u detyruan të largoheshin me ngut, ishim bashkë me inxhinierin S.A., i afërm i familjes të Mitrushit, dhe na u duk sikur po e bragtisnim atë varr e nuk do ta gjenim më. Prandaj ai solli një tullë silikate nga muri që po ndërtohej, unë shkrova përmbi të me lapës emrin Dhimitër Pasko dhe tullën e vumë përmbi varr duke e mbuluar me dhe në mënyrë që të gjendej varri edhe sikur të shpërdoroheshin kurorët nga kalimtarë të pandërgjegjshëm.
Tani, varri i Mitrushit, ndodhet në mes të parcelës e i rrethuar gjithandej me varre të tjerë, sepse, gjatë këtyre tridhjetë vjetëve që kanë kaluar nga vdekja e tij, varreza është zgjeruar. Po për të s’ka rëndësi vendvarrimi. Ai është këtu, në Shqipëri, te nëna e tij.

Dhe fytyr’ e saj e tretur
Që e ka ikonë,
Përmbi varr do t’i qëndrojë
Sot e përgjithmonë.

Kështu u bë varrimi i Mitrush Kutelit, i njërit prej atyre pak më të mëdhenjve të prozës shqiptare.
Varrim më i thjeshtë, nuk mund të bëhej...
Megjithatë kam një ngushëllim: Diktatura nuk mundi ta turpëronte, si ndonjë tjetër, me falsitetin e fjalimeve e funeraleve zyrtare.
Vetë koha e rëndë e diktaturës komuniste bëro që të plotësohej dëshira e Mitrushit, e lënë prej tij porosi në testament:
“Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit e tyre vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballëk.”
Dikur kam shkruar se Pogradeci që ka bij të vetët të mëdhenjtë Lasgush e Mitrush, mund të quhet Weimari shqiptar. Mirëpo Weimari e ka ngritur prej kohësh monumentin e Gëtes e të Shilerit. Pogradeci, kur do ta ngrerë monumentin e bijve të tij të mëdhenj?
Ajo që ka mbetur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë apo, Lidhja e Cunguar e Shkrimtarëve dhe Artistëve të vendit amë, me rastin e tridhjetëvjetorit të humbjes të njërit prej themeluesve të saj, i vuri një buqetë me lule te varri? Po varin ia di ndonjëri nga kryesia e saj?
Po ndonjë mbledhje përkujtimore (pa coctail) organizoi?
Po dale, se pyetjet nuk mbarojnë. Me lejë, më fal:
Cila shkollë, diku në këtë vend, mban emrin e Mitrushit?
Cila shtëpi botuese? Cila rrugë? Cili shesh?
Cili skulptor i ka bërë ndonjë bust?
Cili piktor i ka bërë portretin?
Me rastin e tridhjetëvjetorit të vdekjes, iu dha ndonjë titull, urdhër apo dekoratë? Ishin mbaruar?!






(Njoftimi ne gazetei Lidhjes së Shkrimtarëve për vdekjen e Mitrushit)

VDIQ SHKRIMTARI DHIMITER PASKO

Më 4 maj vdiq në Tiranë, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 60 vjeç, shkrimtari Dhimitër Pasko (mitrush Kuteli).
Dhimitër Pasko, me talentin dhe aftësitë e tij si shkrimtar dhe përkthyes, kontribuoi në prozën shqipe dhe në përkthimin e disa veprave të rëndësishme botërore, e veprave të realizmit socialist. Shumë shkrime të tij para çlirimit dhe ato që krijoi pas çlirimit përshkohen nga fryma popullore, nga dashuria për fjalën shqipe dhe për vendin. Me përkthime ai ndihmoi në lëvrimin e gjuhës letrare dhe në pasurimin e kulturës sonë.
I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të afërmve për humbjen e parakohshme.

LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE



Ja, kështu u lajmërua vdekja e Mitrush Kutelit...Por Dhimitër Xhuvani që në atë kohë, punonte në redaksinë e gazetës “DRITA”, ku u botua ky lajmärim vdekje, më ka thënë se, pas nja dy ditësh, redaksinë iu trëhoq vërejtje e rëndë nga Komiteti Qendror i P.P.Sh sepse e kishte bërë lajmërimin edhe me fotografi, gjë që nuk lejohej sepse sipas kanunit të pashkruar të Komqendrorit, kësi lloj lajmërimesh me fjalë të mira dhe me fotografi, bëheshin vetëm për të ashtuquajturit “veteranë të shquar të luftës Naçl”.

***

I gjori Mitrush, me ikjen e tij, shpresonte të iknin dhe armiqësitë. Kur i shkruante Testamentin së shoqes, të paktën kështu shpresonte:
“Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë.”
Por edhe me këtë fije shprese, brenga për të ardhmen e pasigurt të fëmijve nuk i ndahet dhe vazhdon:
“Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për lavdi, po që fëmijët e mi – të cilëve u lë trashëgim punën dhe ëndrrat e mia – të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.”
Në të vërtetë ndodhi ndryshe. Pasionet, urrejtjet dhe armiqësitë jo vetëm që mbetën kundër tij, por u shtrinë si ferra e driza edhe në rrugën e fëmijëve.
Vera e vitit 1968. Njera nga vajzat e Mitrushit, Atalanta, mbaroi gjimnazin dhe si të gjithë, kishte bërë lutje për të drejtë studimi.
Në atë kohë, në seksionin e arsimit të Kom. Ekzekutiv të Tiranës ishte dhe një shoku im i gjimnazit të Korçës, i ndjeri Gaqo, i cili ishte në natyrë dashamirës për këdo, pa le mua që s’ma kthente fjalën kurrë.
E takova, i thashë kështu, kështu është puna për të drejtën e studimit të vajzës së Mitrushit dhe i kërkova të interesohej. Hm! – ia brëi i ndjeri Gaqo. Shiko këtu në xhepin e këmishës sime! I shikon gjithë këto copa letre? Të gjitha kanë nga dy-tre emra. E di ti se kush m’i ka dhënë? Ngrita supet. Ai vazhdoi: Kryetari!
Më thërret, më porosit me seriozitet të madh që për të drejtat e studimeve të kemi kujdes të zbatojmë të gjitha rregullat. Pastaj, kur bëj të ik, më zgjat nja dy-tri kartushka nga këto që pe ti dhe më thotë:
Shikoji dhe këto emra “Sipas të gjitha rregullave”. Unë, ato emra i kam atje poshtë, në listat me të tjerë. Atëherë përse m’i jep kartushkat? Që t’i shoh sipas të gjitha rregullave?
E shikon se ç’luhet këtu? E sheh ç’bëhet brenda të gjitha rregullave?
Sa për emrin e asaj çupës, të them që nuk i del e drejta e studimeve?
Pse?
Lëri psetë. Sipas të gjitha rregullave, kemi porosi nga Dega e Kuadrit që të mos i dalë. S’ka ç’të bëj. Ika. Ku të vija?
Atëherë m’u kujtua ndihma që i kishte dhënë Mitrushit, vite më parë, Fadil Paçrami. Tani ai ishte mjaft i madh, Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën. Me të kish rastisur të takohesha disa herë: Në Konferencën që mbajta për Arkitekturën Moderne, në konkursin për varret e dëshmorëve në Tiranë e ndonjë rast tjetër dhe gjithmonë ishte treguar dahsamirës e përkrahës, ndonëse qëndrimet e mia nuk shkonin siaps avazit të kohës. Mora guximin dhe i shkova. Më priti pa asnjë ngurrim dhe unë, pa e zgjatur, hyra në temë. I thashë:
“Po të jetonte ai, patjetër tek ju do të vinte, se s’kish ku të shkonte përveç se këtu. Në vend të tij erdha unë. Fjalën e kam për Mitrush Kutelin, Dhimitër Paskon.” Si është puna? – tha.
Vajza e tij mbaroi gjimnazin. Me nota e sjellje është shumë e mirë, po, me ç’mora vesh, në seksionin e Arsimit, nuk i del e drejta e studimit. Ju lutem në emër të të atit, a mund të ndihmoni?
Menjëherë ngriti dorezën e telefonit, rrotulloi diskun e numrave dhe foli: “Seksioni i Kuadrit? Jam Fadili. Si është puna me të drejtën e studimit të një vajze me emrin Atalanta Pasko?”
Mbasi dëgjoi me kujdes një përgjigje të shkurtër, i tha atij që fliste në telefon:
“Të lutem ma përsërit edhe njëherë, se nuk dëgjohesh mirë” dhe në çast ma zgjati dorezën e telefonit e ma vuri në vesh, ku dëgjova fare qartë përgjigjen e shefit të atëhershëm të kuadrit J.K. i cili tha:
“Kemi porosi të prerë nga shoku Abdyl Këllezi që fëmijve të këtij Dhimitri Paskos të mos u japim të drejta studimi.” Ia ktheva telefonin, ai e mori e pa i thënë faleminderit e përplasi receptorin me inat duke më thënë: “S’kam ç’bëj. Eshtë shumë më i madh nga unë.” Ika duke menduar i inatosur e i dëshpëruar. Si ishte e mundur të funksiononte ky mekanizëm djallëzor?
Abdyl Këllezi, prej një viti a më tepër kishte ikur nga Kom. Ekz. I Tiranës, ku ishte për ca kohë kryetar, por e paskësh lënë helmin në Seksionin e Kuadrit. Për Abdylin, Mitrushi më kishte treguar se qe njohur me të që në Berat, kur punonte si specialist pranë Qeverisë Provizore e më vonë në Bankë, pas mbarimit të luftës dhe e quante të rrezikshëm.
Paskësh qenë vërtet i tillë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Mitrush Kuteli(Dhimiter Pasko)(1907-1967)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:49 am

VENDOSA TE SHKOJ NE AMERIKE

Vendosa te shkoj ne Amerike.
Une nje e Culi dy.
Une kisha shtate vjet edhe Culi gjashte.
Une i veshur me nje kemishe pa menge, pantallona gjermmi gju. Culi, kemishe me menge.
Qe te dy s'bathur.
Qe te dy pa takije.
Na kish djegur fort djelli, qe nga veshet e gjer ne thembrat e kembeve dhe kishim kembyer, asaj vere, tri lekura. Nuk di sa lekure nderon gjarpri ne mot e sa qime ujku, po neve kishim nderuar tri lekure.
Dhe ish Korrik.
Pa fjale se edhe ne keto lekurat e reja drizat kishin lene mjaft gjyrma, po, u pyes Zoterine t'uaj, qysh do ish e mundur ndryshe te arrish, dege me dege, ku jane folete ose te mbledhesh kumbulla ne mezhdat e arave ?
Keshtu si ishim, ne vendosme te shkojme ne Amerike.
Po te deshnim mund te shkonim e ne Vllahi, se per ne qe te dyja ishin ne der'e e shtepise : - ketu Vllahija, aty Amerika - po neve na u pat mbushur mendja per ne Amerike. "Vllahija u be batall qe kur doli Amerika", pat thene, dikur, Trifun-kasapi edhe neve e kishim mbajtur ment fjalet e tija.
- Vllahija ka mbetur vetem per sy-leshet qe shkojne Shengjergjit e vijne Shembitrit, thesh fshati, edhe as une, as Culi nuk ishim sy-leshe.
Pervec kesaj :
- C'te kerkoni ne Vllahi, kur Vllahine e beri batall vete Trifun-kasapi ? - na kishin thene nuset.
Edhe fjala e nuseve ish per ne fjale vendimtare, asaj kohe.
Se, pata harruar t'u them qe ne fillim, qe une edhe Culi ishim te martuar, me kurore, si e desh puna.
Nusja ime kish shtate vjet dhe i theshin Marine.
Edhe sepse, Culi edhe une ishim bere vellezer - me gjak ne gisht, si behen vellezerit - nuset tona ishin kunata.
Prandaj rrinim tok, ne nje shtepi me te ndara shume aty prane jazit.
Shtepija jane ish ndertuar me gure lumi, te rradhosur ne toke njeri pas tjatrit. Kish edhe porte edhe dere, per te hyre e per te dale.
Atje brenda Marina ime edhe nusja e Culit benin punet e shtepise : buke prej balte te thara ne djelle mi copa qaramidhe edhe gjelle prej levezhge bostani.
Atje prisnim e percillnim miqesine te moshes sone, dyke u pershendoshur si pershendoshen te medhenjte.
- Mir¹ ndajnate, moj nus e Cilit.
- Ose :
- Mir¹se u gjejme, moj nus¹e Culit.
- Mir¹ se ardhe, te lumte kemba, urdhero e hyre brenda.
- Ju arthcin nje mije te mirat po do shkoj, se kam djale ne djep e me qan.
Ajo qe thesh se i qante djali kish tete vjet.
Dhe pastaj :
- Do-nje karte a kini marre nga te largmit, moj nus¹e Cilit ?
- Kemi marre, kemi marre, falemeshendet te gjitheve, i math e i vogel.
- Te fala paste e gezuar qe paski marre fjalen e mire.
Dhe zonjat e shtepise u jepnin dy pika uje ne nje cope filxhani. Kesaj i theshin kafe e raki, si pas rastit, edhe miqesija bente sikur e pinte dyke uruar.
- Sa te mire e paske goditur, moj nus¹ e Culit, per dasme e per gezim.
- Te lumte goja, t¹u beft¹ e¹argjende.
Dhe, kur shvilloheshin keto ceremoni, une dhe Culi rrinim mi gur, jashte shtepise, edhe si burra qe ishim, benim sikur nuk u vinim veshin (se c¹flasin grate midis tyre s¹duhet te mbash veshin.)
Asohere kjo Marina ime kish nje cupe qe ish cupa jone.
Edhe kjo cupa jone ish nje dege shelgu me dy bigla ne vend te kembeve e veshur me tre gishtrinj basme.
Edhe dega e shelgut me dy bigla qante kur e kur, si qajne gjithe femija, kur u vjen te qajne. Marina e qortonte, po me kot, se gjer mos afronte ne gjiri, per qumesht, kjo foshnja nuk pushonte.
Edhe kur ngjisnin keto te gjitha une e Culi rrinim gjith mi gur e bisedonim si burrat per te tjera pune me rendesiŠ

- Pa me ish kjo nus¹ e Cilit (Cili jam une) nje vogelushe e bardhe si nje top debore, sy-shkruar si cudija, sa degjonja dendur boten te flase :
Si rusp eshte t¹i rrembesh koken e te ikesh !
Dhe kur degjoja keto me behej nje bosh i math ne zemer se fort e desha, sa isha gati t¹a mbyll ner kafaze e ner zendaneŠ
E desha fort, po per te thene nuk i thesha.
E perse t¹i thesha kur ajo vete ish nusja ime ?
Lonim bashke lodren e te medhenjeve dhe dashuroheshim pa folur.
Nje dashuri si prej se verteti, shkuar se verteti.
Kur ndaheshim ndajnatave me dukej se isha i denuar te hy ne burgje. Ndjenja nje bosh te math, te math, ketu ne zemer.
Po dendur haseshim edhe pas ndajnate, ne kroj, ku Mem¹emjere me dergonte te lahem nga pluhuri i dites. Dhe vonohesha atje gjer sa trokiste dera e dilte edhe Marina per t¹u lare. Pa rrinja i turbulluar fort dyke veshtruar Marinen qysh mirrte uje me grushte per te lare syt e saj te shkruar.
E qysh pastaj, sbulonte kemben, gjer lart permbi gju, edhe e vinte atje ku rrithte kroj.
Dhe kaq te bardha ishin pulpat e Marines, atje ne uji i shkembezuar, sa me mbushej shpirti me dridhje shume e kethenja kryet, nga pjergulla, a ne yjt e qiellit, per te mos t¹a veshtruarŠ
Po desha, dhe desha me vrull te vonohet sa me shume.
Dhe une desha me kot se ajo mbaronte se rrahuri ujin me duar e kembe dhe si mbaronte me thesh :
- Tashi, naten e mire.
Edhe ikte me vrap per ne shtepi e me linte te mjeruar fort.
E ne vrap e siper i ndrinin kembet si debora, mbrenda ne t¹erret.
Si mbyllej dera une vonohesha dhe pak per te degjuar zerin e kronjeve dhe pastaj kethehesha dyke fershellyer, se ish erret.
Pa nat per nate e shihja Marinen ne enderr. Sikur dilte nga kora e vinte prane meje. Edhe kur kroji e jazi e bulkthi i shtroheshin kenges se tyre, ne ngriheshim se bashku, ne perfytyrime pa mbarim mbi dhe e mbi ujra. Sbrisnim kur e kur mbi toke a mbi nj¹ato peme te lulezuara a neper geshtenja dhe si qendronim pak per te pire uje ne kronjt e ftohte, rifillonim fluturimet tona.
Kjo pat qene dashurija ime pare, qe me bente kaqe te lumtur e kaq te mjere.
Dhe pastaj nuk guxonja t¹ja tregoja.

Nje dite nga ato ditet e shumta te asaj kohe ishim duke luar sy-mbyllur me Culin e me te tjere.
E zura per dore Marinen dhe vrapuam te fshihemi gjekund, aty ne mulliri. Ishim te lodhur fort edhe vendi i vogel, sa nje fole shpesherije. Rrinim prane e prane, aqe prane sa degjonja si i rrihte zemra tak-tak si trojka e mullirit. Kurre nuk kisha qene aq prane Marines dhe kurre nuk i pata ndjere sa for mund t¹i rrahe zemra. Pa era e trupit te saj te vale si era e luleve te fushes qe me bente te mbyll syte, i lumtur.
Sa i vogel ish furiqi yne !
Po, sa do i vogel qe ish na nxinte qe te dy : mua edhe Marinen time.
Degjuam qe pertej nje ze qe therriste :
- Cel !Cel !
U shtypme njeri pas tjetrit, ne folene tone.
I ndjenja tani fijet e flokeve te arta ne fytyren time.
Dhe morniza lumturije me zbrisnin neper trup.
Dhe tjater zhurme, pervec zemres se Marines edhe ujit te jazit qe derdhej bosh, nuk kish.
Doli nje kocomi, aty ne hambari i vogel, i vogel sa nje arre. I vrau drita syte edhe, fesh-fesh, me gjith bisht, hyri prape ne vrime.
Ngrita syte te veshtroj nje mize qe sillej mbi ne edhe hasa veshtrimin e Marines.
Befas kjo nusja ime rrembeu fytyren ner duart e saj dhe me veshtroi drejt ner sy.
- Mos luaj ! urdheroi zeri i saj.
Dhe une s¹lojta.
- Mbaji syte hapur !
Dhe une i mbajta.
- Shekoj gjesend, ja, ketu brenda, ne syte tend.
- Ne syt e mij ? C¹do te ish ne syte e mij A mos do-nje kocomi ? A do-nje mize ? A do-nje thes me kashte ?
E lashe Marinen te veshtroje.
Isha nje loder ner duart e saj.
Dhe loder jam sot ne duar vashash.
- Ti ke ne sy brenda nje cupe qe lot. Dua t¹a di cila eshte ?
Balli i Marines ish vrejtur fort. Si mali i Thate me debore, kur vijne t¹a rrethojne rete.
Me frikesoj zeri i saj dhe nuk lojta vendit.
As nuk pulita syte.
Por per te veshtruar e veshtrova edhe une drejt ne sy. Ne syte e saj te kalter e te kulluar si engjellushet e korave. Dhe ja! atje brenda pasqyrohej fytyra ime (si e kisha pare ner flluskat e ujit te liqerit e ner flluskat e sapunit).
Marina me leshoi fytyren e foli :
- Pashe nje cupe ne syte tend. Lonte- lonte si nusk e lales e s¹dinja cila ish. Kisha frike mos ish do-nje tjater.
- Tashi me duket se jam une.
Mua m¹u hodh zemra perpjete.
- Ti je, thashe, ti je s¹ka tjeter. E gjer ne Perendija e gjer ne mali, ti. Ja, edhe une jam ne syte tend. Kur do behem i math e do kem shume pare do martojemi me te vertet.
- Me duak ?
- Me duak, me tela, me fustan.
- Une e dua boje-qielli.
- Boje-qielli, si t¹a duash ti.
- E me doreza te bardha, pe hoje.
- Pe hoje te bardha.
- Sa me do ti mua ?
- Gjeeer ne mali e me lart, gjeeer ne gjoli.
- Edhe une gjer ne mali. Sa Nenen, e me shume !
Ishim tari prane me prane, sa faqja ime prekte me te sajen.
Dhe ujit rrithte me zhurme.
Dhe kocomiu hynte e dilte, aty prane hambarit.
Dhe zemra e Marines ish qetuar krejtŠ
- Te pashe, te pashe ! u degjua zeri i Dimushit jashte.
- Cape te zbardhur ne kalldrem.
- U ngritme dhe ne. Dhe dore pas dore rentme dhe hyme ne brithmen e shokeve.


Amerika jone e asaj kohe ish aty, afer tregut, ne nje vend ku ishin copa xhami e filxhani.
Keto ishin dollaret tane.
Kur e kur bridhnim edhe ne Amerike te Zeze, qe ish pak me tej. Ketu kish kuti te bardha e te kuqe e dy-tre gishtrinj basme me ngjyra (se kisha cupeze e duhej veshur, mos na qeshe botaŠ)
Per keto vise kaqe te largeta u patme nisur nje dite vere, une nje e Culi dy.
Shume here mundet t¹u pata nisur per Amerike e vise te tjera ne kohen e Marines, po ate te asaj dite nuk me vjen t¹a harroj kurre.
Sbritme gjate jazit dyke mbajtur perdore nje spango te gjate ku kishim lidhur nje cope derrase. Ky ish vaporri yne i ujit.
Se ne kishim degjuar se ne Amerike shkojet me vapor te ujitŠ
Marina edhe nusja e Culit e disa fqinjeri vinin pas nesh.
Ndarja pat qene e mallengjyeshme e me shamize ne dore, si bejne te medhenjte, kur ndahen.
- Te na shkruani karta, - foli Marina.
- Do shkruajme per dite, i thashe (asaj kohe une kisha filluar te beja karabacka ne pllake).
- Te vini shendoshe e te ketheji shendoshe, me pare nje shoshe, foli nus e Culit.
Dhe pastaj si te medhenjte, u pushtuam ne krahe dhe beme sikur qajme.
E zura Culin per dore edhe sbritme nga rema.
Nuk fliste as ay, as une.
Mblothme me zell xhame e copa teneqeje e shume sende te tjera me vlere, per ndere te shtepise.
Dhe kur pregatiteshim te nisemi per ne vilajet, u javitne aty perpara nesh Arapi, Durua, i Llukes edhe Verdhaniku.
Ata te tre pertej, ne te dy ketej.
Midis nesh uji i jazit.
- Ku do vini o Duro ? (Arapi ish me i math po ne pysnim Duron).
- Xhe-ku veme, ande poshte, - foli Arapi, po yve ?
- Ne shtepi.
- Ne xhe-ku veme per te mire, - foli Durua.
Ndejme pastaj e me s¹thame gje : ata pertej edhe ne ketej jazit.
Arapi, Durua edhe Verdhaniku u afruan koke me koke edhe biseduan gjesend.
Pastaj Arapi foli :
- Po te doni i marrim dhe yve, a po doni te loni me cupat ?

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Ndre Mjeda (1866-1937)

Mesazh  r_3 Wed Nov 24, 2010 12:59 am

Ndre Mjeda

Lindi në Shkodër më 1866. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Që në kohë e studimeve, Mjeda i ri shkroi vjershat e para. Poemthi "Vaji i bylbylit" u botua me 1881. Ndërsa në vitin 1937, Mjeda botoi poemthin "Liria". Ai shkruajti dhe poemthat me tingëllima "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papërfunduar.

Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, sidomos në fshatin Kukël, ku u vendos më 1906-1907. Aty krijoi dhe poemën "Andrra e jetës". Mjeda dallohet për lirizmin e tij, stilistikën e vargut dhe forcën përçuese të mesazhit. Vdiq në Shkodër më 1 gusht 1937.

Poezia e Mjedës

Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje të varfër. I ati ishte një barì, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet e pasura të qytetit.
Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, të cilët jo rrallë zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin në seminare. Ata e futën në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t'i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare. Në formimin e personalitetit të Mjedës ndikuan dy faktorë: nga njëra anë shkolla fetare, që përcaktoi deri diku botëkuptimin e tij, nga ana tjetër idealet kombëtare me të cilat ra në kontakt herët e që, si bir i popullit të thjeshtë i ndiente thellë. Këto ideale qenë për të riun flaka që e ushqeu talentin e tij poetik. Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe një këngë shprese. Në këtë poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja për fatin e kombit të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen e tij. Ndërkaq Mjeda e ndiente veten të ndrydhur nga rregullat e shoqërisë jezuite.
Konflikti ndërmjet tij dhe urdhërit ku bënte pjesë, arriti në pikën më të lartë, pas dy vjetësh, kur poeti i ri, që kishte mbaruar studimet dhe ishte dërguar të jepte mësim në një shkollë të lartë fetare në Itali, detyrohet të largohet. Duke e ndier veten tashmë më të lirë, ai iu kushtua me një zjarr të dyfishuar çështjes kombëtare dhe zhvilloi një veprimtari të gjerë atdhetare e kulturore. Themeloi shoqërinë kulturore "Agimi." Mori pjesë në një kongres gjuhësor lidhur me çështje të shqipes në Hamburg. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të fuqive të mëdha në Shkodër, ku ankoheshin kundër qeverisë osmane. Poeti ngriti zërin me rastin e mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë nëpërmjet një vjershe që është një kushtrim i hapur, etj. Kjo veprimtari nuk mund të mos i binte në sy qeverisë osmane, e cila më 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi në Anadoll (ky rast i dhimbshëm i jetës së Mjedës gjeti pasqyrimin poetik në poemthin "I tretuni").
Edhe pas kësaj, poeti nuk pushoi së punuari për çështjen shqiptare, qoftë në fushën letrare, qoftë në fushën gjuhësore. Në këta vjet, nën ndikimin e hovit të madh të lëvizjes atdhetare si edhe të kontaktit të përditshëm me jetën e fshatarëve, lindën krijimet e tij më të mira.
Si shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin e gjendjes së masave. Një mendim i tillë përshkon poemën e fuqishme "Liria" e shkruar në vitet 1910-1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë. Ngjarjet pas 1912-ës për Mjedën qenë një zhgënjim i hidhur.
Në të vërtetë, që këtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisë gjuhësore.
Më 1917, Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin "Juvenilja" krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që për shumë shkaqe s'kishin mundur të shihnin dritë më parë. Ai hyri kështu në letërsinë tonë si poet i shquar. Në vitet 1920-1924, Mjeda u zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik. Pas ardhjes së Zogut në fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi të ishte famulltar i thjeshtë në fshatin e vogël Kukël, gjersa në vitet e fundit të jetës së tij kleri e mori si mësues të shqipes në gjimnazin e vet të Shkodrës. Mjeda iu vu atëherë me tërë energjitë e veta edukimit të rinisë me dashuri të veçantë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare. Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik të rrallë për bukuri e forcë, poemthin "Liria".
Mjeda shkroi shumë krijime poetike, shkrime për fëmijës si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janë "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".
Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "I tretuni" paraqesin interes jo vetëm si fillime të krijimtarisë letrare të Mjedës, por edhe për vlerën atdhetare dhe artistike, si edhe për mundësinë që na japim të ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik të poetit. "Vaji i bylbylit" është krejt lirik dhe shtjellohet nëpërmjet një simboli; bilbili i mbyllur në kafaz është shqiptari nën zgjedhën osmane.
Ndonëse vepra mbështillet me tisin e hollë të melankonisë, i kuptueshëm për moshën dhe për gjendjen shpirtërore në të cilën u shkrua, përfundimi i saj është thellësisht optimist, pasqyron ligjin filozofik të përparimit të jetës, që frymëzon edhe besimin në të ardhmen e Shqipërisë.
"I tretuni" dëshmon për një pjekuri më të madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit të bylbylit" këtu është shndërruar në dhembje krenare, stoike, e cila shprehet më së miri nëpërmjet paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që e hap poemthin.
Ndryshe nga poemthi i parë, ky ka një subjekt të dhënë në forma lirike; fatin e një atdhetari shqiptar, të internuar nga pushtuesit. Poeti do të ketë menduar se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Në këngën e parë që përshkruan ndarjen e të mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrën dhe me atdheun, duken qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk mbeti në shtjellimin e thjeshtë të një materiali jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t'i japë vlerë aktuale. Heroi i poemthit është një fshatar i varfër. Dhe tek zgjedhja e një protagonisti të tillë, ndihet dashuria e Mjedës për masat fshatare, ndjenjë që do ta shtyjë gjatë tërë krijimtarisë së vet t'i zgjedhë heronjtë nga rradhët e fshatarësisë. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike të pasqyrimit të realitetit si: ngjyrat e forta në përshkrimin e natyrës, stuhia në pjesën e parë, që ka edhe një kuptim simbolik, bregdeti i ashpër shkëmbor, ku ka qëndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjë simbol, si lejleku që e lidh me vendlindjen. Këtu gjenden edhe elementë të riprodhimit besnik të mjedisit, nëpërmjet kujtimeve të protagonistit dhe sidomos vizatimi i figurës së nënës. Lirizmi dhe epizmi shkrihen në mënyrë të harmonishme. Variacioni në vargje e strofa pasqyron botën shpirtërore të trazuar të protagonistit. Poemthi mbyllet me një frymë të lartë burrërore dhe optimiste: heroi nuk pendohet për rrugën e zgjedhur, po është krenar se vuan për hir të atdheut. Nëpërmjet figurës së nënës tek "I tretuni", që del në këngën e fundit, lartësohet figura e nënës shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, që rrit bij trima dhe atdhetarë. Që në këtë poemth të hershëm, shohim atë që do të jetë një meritë e rëndësishme e veprës së Mjedës: pasqyrimin e denjë të figurës së gruas shqiptare, veçanërisht si nënë. Ndër lirikat e ndryshme të përfshira ose jo në veprën "Juvenilja" ka një varg vjershash me të cilat poeti ndjek traditën e Rilindjes ku himnizon bukuritë e atdheut ("Malli për atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kënduar gjuhës si mjet zgjimi të ndërgjegjes kombëtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton një vëmendje të veçantë problemit themelor të luftës për pavarësi, që ishte bashkimi i shqiptarëve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").
Mjeda, gjithnjë në vazhdën e Rilindjes, ngre lart figurën e heroit kombëtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi në fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Për një shkollë shqype mbyllun prej qeverisë otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar në këtë poemë të fundit lidhjen e thellë të Skënderbeut me popullin, me masat fshatare.
Në vjershën "Mikut tem Pal Moretti", Mjeda jep një gjykim të drejtë e të mprehtë jo vetëm për rëndësinë e Skënderbeut, si shpëtimtar i qytetërimit evropian, po edhe për politikën dredharake të fuqive të mëdha të Evropës së kohës së vet, që, për interesat e tyre, mbanin në këmbë perandorinë e kalbur osmane. Që në këtë vjershë romantike atdhetare vihen re nota shoqërore. Motive shoqërore janë vënë në bazë të dy vjershave të "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagë të dhimbshme të Shqipërisë së kohës si: kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit, bartës të luftës për çlirimin e vendit. Po trajtimi i këtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmë sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian që i përshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bërë që këto vjersha të mos kenë forcën e vjershave realiste të Çajupit dhe të Asdrenit, me të njëjtën tematikë.
"Lisus" (botuar më 1921) dhe "Scodra"(1940) janë vepra, ku thelbi romantik vishet me një formë klasiciste. Këta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga një stil i kërkuar dhe retorik. Poeti himnizon këtu të kaluarën e lashtë të popullit tonë (te "Lisus" përmes materialit historik, kurse te "Scodra" nëpërmjet legjendës). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurës së Skënderbeut, që poeti ka dashur ta bëjë sa më njerëzore.
Origjinaliteti dhe fuqia e vërtetë e talentit të Mjedës kanë gjetur shprehje në krijimet ku ai arrin në realizëm, si në vjershën "Mustafa Pasha në Babunë", në poemthin "Liria" dhe në kryeveprën e tij "Andrra e jetës".
Tek e para, duke u nisur nga një fakt historik, tradhtinë e Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti e ka tipizuar me forcë, duke e përshkruar "mbi thasë të florinjve, ndër valle jevgash" figurën e feudalit të zvetënuar, anadollak, parazit, që është kurdoherë gati të bëjë fli interesat e atdheut për të vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të gjerë përgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme kundër të ashtuquajturve atdhetarë, përfaqësues të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat e popullit. Figurës së Mustafa Pashës poeti i kundërvë masën e fshatarësisë së ngritur në këmbë për mbrojtjen e atdheut, duke u bërë zëdhënës i urrejtjes së saj kundër feudalit tradhtar.
"Liria", poemthi epiko-lirik, i ndërtuar me tingëllima, me problematikë politiko-shoqërore, është, ndofta, vepra e Mjedës që ka ide më të fuqishme. Në të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve të Veriut më 1911, që tingëllon me forcë që në vargjet e para:
"Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga një tingëllimë në tjetrën. Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve kundër kolonizatorëve anglezë, që ishin edhe pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull. Në mbylljen e poemës, ku paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjet një mjeti të dashur për rilindasit, paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombëtar shkon "Ksollë për ksollë". Në këtë poemth ka vargje që dëshmojnë për afrimin e Mjedës me idetë demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit mundën "kështjellat atnore", gjejmë aluzione për shfrytëzimin e fshatarësisë ("...s'ka me dalë ushtari me i grahë bulkut si kaut me sjeçe t'begut"). Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh lirinë të fituar prej amerikanëve jo vetëm në plan kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe shpreson se populli shqiptar do të shkundë shfrytëzimin e egër bashkë me zgjedhën feudale.
Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë tronditëse ("lirinë e keni ju/ ne hekra kemi...", "Posi berra që bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lënë vendin një realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm të gjendjes së atdheut.
Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi, i cili krijon atmosferën e madhërishme, përdorimi i bartjeve i jep dinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin e ndjenjave dhe të mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit të vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritë krahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.

-- përgatitur nga: Sajmir Nakaj
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. - Faqe 3 Empty Re: Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi