www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar


te rejat nga sporti !

2 posters

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Pepe opsioni i ri për mbrojtjen e Interit

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:12 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Pepe

Interi është vënë në shënjestër të shumë emrave për të përforcuar mbrojtjen, e opsioni më i mundshëm është Andre Ronocchia.

Mirpo siq raporton gazetta ‘Sport’, Nerazzurrët kanë një ide të re, e ai është mbrojtësi i Real Madridit, Képler Laveran Lima Ferreira, i njohur si Pepe, ku klubi madrilien ka dështuar të arrijë një marrëveshje për të vazhduar kontratën e mbrojtësi portugez.
Kontrata e Pepes skadon në vitin 2012, dhe Interi do të bëjë përpjekje për transferimi e tij që në janar.Kampionët e Evropës mendojn të mbyllin një marrveshje me Realin me një shifër prej 14 milion euro.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Sneijder: Ne duam ta fitojm Kupën e Botës

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:14 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 154393_181572065192030_100000177145301_763109_8208119_n1-271x300

Pas mos nominimit në podium për Topin e Artë 2010, Sneijder ka mbetur i zhgënjyer, por duke u përqëndruar tërsisht në Kupën e Botës, e cila do të filloi edhe disa ditë në Dubai.

Ja se çfar thotë holandezi në faqen e internetit të FIFA-s: “Unë dhe shokët e mi jemi të përqendruar vetëm në një qëllim, fitoren në Kupën e Botës, për të nënshkruar një vit shumë të veçant, ne e dëshirojm me çdo kusht këtë trofe”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Zanetti:Kampionati eshte ende i gjat

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:16 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 3fb76b7aad087f5a5f509d3004955b45-72027-1291627954

Duke folur per ‘La Gazetta delo sport’kapiteni i Interit Javier Zanetti ka thene qe kampionati eshte ende i gjat dhe lufta per titull eshte ende e hapur.

”Milan meriton te jete ne poziten e pare.Ata luajn mire por kampionati eshte i gjat.’Ne do te rikthehemi ne serie A dhe do te mundohemi te arrijm sa me shum pik Në fund ne do të shohimNuk varet vetëm nga ne, por edhe nga Milano. ”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Moratti:Ne abu dabi pres rezultate nga Benitez

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:17 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Fcinter.net_

Sipas gazetes Italiane “Corriere delo sport’presidenti i Interit Massimo Moratti ka shprehur besim tek traineri Spanjoll Rafa Benitez por kete here ne rezerva pasi ai ka kerkuar qe skuadra te rikthehet me titullin e kampionit te botes nga Abu Dabi.

”Ndaj Lazios ne kemi luajtur me mendje tek kupa e botes.Sigurisht nuk do te deshiroja qe ne te humbisnim.Jemi ne nje kriz te lendimeve.’Kam besim tek Benitez por dua qe ne Abu Dabi ai te tregoi vlerat e nje menaxheri te madh.Rikthimi i Militos,Maicon Cesar dhe Chivus do te ndryshoi situaten.Ai qe mungon do te jete Samuel.Nese do te hyjm ne merkato per te zevendedsuar ate?”Cordoba ne ate pozit eshte duke bere shum mire.Ranocchia?Ka bere nje gol te mire kete jav .Por une jam i lumtur per Crespon i cili beri dy gola ndaj nesh dhe perseri shenoi kete jave

Vendos ne Facebook41
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Lajme të mira për Benitezin, lojtarët e lënduar po rikthehen

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:17 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Milito

‘La Gazzetta dello Sport’ jep lajmet më të reja sa i përket lojtarve kryesore të lënduar tek Interi.

Trajneri i Nerazzurrve, Rafa Benitez pret që Julio Cesar, të shërohet plotësisht për Kupën e Botës, që Zikaltërit ndeshjen e parë e luajn në gjysmëfinale me 15 dhjetor.Ndërkohë, dy ditë para sfidës në Ligën e Kampionëve kundër Werder Bremen, në Appiano Gentile, në mëngjes mungoi Lucio, i cili ishte i lodhur.Megjithatë, Benitez kundër gjermanëve pret që ti rikthehen në dispozicion Mariga, Milito dhe Mancini.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Inter, Juventus dhe Wolfsburg e dëshirojn Aggerin

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:19 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Agger

Në ditët e fundit është përfolur për një duel mes Interi dhe Juventus në janar, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Daniel Agger.

Por sipas thashethemeve që vijnë nga Gjermania, mbrojtësi danez është edhe në shënjestër të klubit gjerman Wolfsburg.Kështu që Interi dhe Juventusi duhet pasur kujdes, ngase Wolfsburg është gati të hudhet në sulm për mbrojtësin e Redsave.
Duke pasur parasysh mungesat në mbrojtje, Nerazzurrët mund të bëjnë ofert për Aggerin në janar, përparsi për Zikaltërit do të ishte Rafa Benitez sepse ai e solli danezin në Angli.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Zazzaroni i sigurt: Cassano do të transferohet te Interi në janar

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:20 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Cassan

Në një intervist për ‘Radio Radio Lo Sport’, gazetari Ivan Zazzaroni, ka deklaruar se është i sigurtë që Antonio Cassano do të transferohet te Interi në janar.

“Marrëveshja do të arrihet në janar, ndërsa pjesa tjetër e kontratës mendoj se nuk të bëhet një hit i madh.Të transferosh Cassanon pa para do të ishte fantastike, ai tek Nerazzurrët do të ishte i mrekullueshëm.Antonio është lojtari më i mirë italian i kufizuar me siguri nga karakteri i tij, por pas të gjitha gabimet që ai bëri, duhet të ketë mësuar nga to”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Drogba në kreun e listës për lojtar i vitit në Afrikë

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:27 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 35481_175759672442444_127643890587356_554771_1843816_n

Lojtari afrikan i vitit, Drogba në krye të listës Lojtari më i mirë i Afrikës, Didië Drogba, nga Bregu i Fildishtë, është sërish në krye të listës prej pesë lojtarësh për vitin 2010. Sulmuesi i Çelsit është pjesë e një tresheje në Premier Ligë që garojnë për çmimin individual të kontinetiti afrikan.Këtu hyn edhe Salomon Kalu i Çelsit. Ganezi Asamoah Gian është një tjetër kandidat, ashtu si Sejdu Keita nga Mali dhe kamerunasi Samuel Eto, fitues në sezonet 2003, 2004 dhe 2005.

Lista do të shkurtohet në tre kandidatë më 11 dhjetor, para se fituesi të kurorëzohet në ceremoninë që do të mbahet në Kajro nëntë ditë më vonë. Fituesit shpallen falë votave trajnerëve të përfaqësueseve nga 53 federatat e lidhur me CAF.

Drogba, që e mori këtë çmim edhe në vitin 2006, shpreosn t’i bashkohet Etosë në fitimin e trefishtë të çmimit. Eto dhe Drogba ishin vendimtarë për përfaqësueset e tyre që të fitonin dhe të kualifikoheshin në Botërorin 2010. Por Gian i la pas ata me botërorin sepse forma e tij e mirë e çoi Ganën në çerekfinale.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Maicon dhe Cesar të gatshëm për Botëror

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:30 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 162631_175759329109145_127643890587356_554769_80152_n

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, ka zbuluar se ai pret rikthimin e Maicon dhe Julio Cesar për Botërorin e klubeve, i cili fillon më 8 dhjetor.“Diego Milito nuk do të luajë ndaj Werderit, përderisa Sneijder do të pushojë pas shumë ndeshjeve të luajtura. Lucio ka grip, por do të rikthehen në kohë për Botërorin e klubeve Maicon dhe Julio Cesar”, theksoi Benitez.

Nga ana tjetër tekniku spanjoll vuri në pikëpyetje sistemin e votimit për Topin e Artë, pasi Wesley Sneijder u la jashtë finales për çmimin e futbollistit më të mirë në botë. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Cristiano Ronaldo udhëheq listën për “Këpucën e Artë”

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:34 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 156998_175759135775831_127643890587356_554768_5200083_n

Të hënën është rifreskuar lista për golashënuesit më të mirë të Ligave të futbollit në Evropë, në të cilën udhëheqë sulmuesi i Real Madridit, portugezi Cristiano Ronaldo. Me dy gola të shënuar kundër Valencisë në fitoren 2:0 në javën e 14, portugezi ka arritur deri në golin 16 që i grumbullon atij gjithsej 32 pikë.

Në këtë konkurrencë e pason Lionel Messi i Barcelonës i cili ka shënuar 15 gola. Në vendin e tretë është renditur Welliton nga Spartaku i Moskës me 19 gola por me 30 pikë.



Renditja e golashënuesve për “Këpucën e Artë”:



1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid, Portugalia) 2 (indeks), 16 (gola), 32 (pikë)

2. Lionel Messi (Barcelona, Argjentinë) 2, 15, 30

3. Welliton (Spartak M., Brazil) 1.5, 19, 28.5

4. Kenny Miller (Glasgow Rangers, Skoci) 1.5, 18, 26 5.

Theofanis Gekas (Eintracht, Greqi) 2, 13, 26 5.

Moussa Soë (Lille, Senegal) 2, 13, 26... 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Oliver Neuville lë futbollin

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:37 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 58853_175758312442580_127643890587356_554764_2331090_n

Oliver Neuville ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë” në moshën37-vjeçare. ish-lojtari i kombëtares gjermane e mori këtë vendim pasi klubi ku militonte, Arminia Bilefeld e kategorisë së dytë gjermane, vendosi t’i prishte kontratën.

“Përfundimisht e kam mbyllur me futbollin. Kishte disa kohë që e mendoja këtë gjë, por shpresoja që të luaja edhe pak”, u shpreh Neuville.Sulmuesi ka luajtur 69 herë për përfaqësuesen gjermane duke shënuar 10 gola
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty 10 “tradhtarët” e Ligës angleze

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:41 am

Transferimi i futbollistëve në skuadrat rivale është ajo që ndez më shumë emocionet dhe çon deri në dhënien e emrit “tradhëtar” për futbollistët. Në lojën e futbollit, shumë elementë ndezin emocionet, por transferimi i futbollistëve në skuadrat rivale është ajo, që ndez më shumë emocionet dhe i ngre ato deri në dhënien e emrit “tradhëtar” për futbollistët. Ja të ashtuquajturit “10 tradhëtarët” e historisë së futbollit anglez, vlerësuar kështu nga media prestigjioze botërore.

10. DEFO-Kërkesa e Defos për një transferim nga Vest Hemi tek Totenhem u pranua nga presidenti i klubit, por asnjëherë nuk u fal. Edhe pse transferimi i tij për te “Spurs” u bë vetëm në afatin kalimtar, pritja e tij në “Upton Park” ka qenë shumë e ftoftë. Ndërsa për lojtarët e tjerë, që u larguan nga Vest Hemi, si Rio Ferdinand, kanë pasur pritje të ngrohtë. Ky transferim ka ndodhur në vitin 2004.



9. RUNI – Edhe pse Runi u kishte premtuar besnikëri tifozëve të Evertonit, nuk e mbajti premtimin, pasi në vitin 2004 u transferua te skuadra e Mançester Junajtid. Transferimi nga Evertoni për në “Old Trafford” nuk është i lehtë për asnjë futbollist. Edhe pse rivaliteti mes Evertonit dhe Mançester United nuk është aq i ashpër, Runi çdo here, kur është kthyer në “Godison Park”, nuk ka pasur pritje të mirë. Tifozët kanë refuzuar ta falin këtë tradhëti.



8. OUEN - Ylli anglez, Majkëll Ouen, si lojtar i lirë u transferua në Mançester Junaited nga Nevkastel, në korrik të 2009‑ës. Pavarësisht asaj se Ouen, pesë vjet kishte që ishte larguar nga Liverpuli, transferimi i tij ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët nga “Anfield”.



7. INCE - Ish‑futbollisti i Mançester Junaited, Paul Ince, ishte rikthyer në futbollin anglez në qershor të vitit 1997, kur nga skuadra e Interit u transferua në Liverpul. Nga tifozët e skuadrës së Sir Alex Ferguson nuk ishte pritur që të kalonte në “Anfield” vetëm dy vjet më vonë. Ndërsa festimi i tij, në barazimin kundër Mancester United, nxiti reagim të madh te ish‑klubi i tij.



6. BARMBI - Nick Barmbi është lojtari i fundit, që u transferua nga Evertoni për në Liverpul, prej vitit 1959. Një gjë të tillë e kishte bërë Hikson. Barmbi është transferuar në vitin 2000. Dalja e tij në “Godison Park”, kur luante për Hull City, ishte pritur shumë ftoftë.



5. SMITH - Në futbollin britanik ka rivalitet të madh, kur janë në zenit transferimet në skuadrat e të njëjtit qytet. Alan Smith, në vitin 2004 kishte zgjedhur rrugën e largimit nga skuadra e Lids për në Mançester. Dhe kjo u cilësua një tradhëti e madhe, pasi koha në të cilën Smith e braktisi klubin ishte ndër më të këqijat. Smith është ndër futbollistët më të urryer nga tifozët e Lids.



4. LAMPARD - Njëri nga mesfushorët më të mire, aktualisht në skuadrën e Çelsit, Frank Lampard, në vitin 2001 ishte larguar nga West Hemi, për t’iu bashkuar skuadrës nga “Stemford Brixh”. Ish‑ylli i tyre asnjëherë nuk ka kërkuar falje për vendimin që mori, për të veshur fanellën blu. Lampard ishte larguar, pasi ëndërronte të fitonte shumë tituj të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.



3. KOL - Mbrojtësi Eshly Kole urrehet nga tifozët e Arsenalit, pasi për të vazhduar kontratën me “topçonjtë e Londrës” kërkoi pagë të lartë. Kështu, Arsenali hoqi dorë nga shërbimet e tij. Tifozët e akuzojnë Kole se ka vrapuar pas parave të majme. Pas kthimit të tij për t’u përballur me Arsenalin, u përshëndet nga adhuruesit me bori dhe me foto të parave të gatshme e të rreme. Një përpjekje jo e arsyeshme në autobiografinë e tij për të pikturuar veten si viktimë, shërbeu vetëm sa për ta ndezur situatën.



2. TEVEZ - Njëri nga futbollistët me të dashur në Manchester United shumë shpejt u rikthye në njërin nga më të urryerit, pasi u transferua tek rivalet e Mançester Sitit, në vitin 2009. Tifozët e Manchester Unitedit nxorën mllefin që kishin për argjentinasin, kur u takuan në kuadër të gjysmëfinales së “Carling Cup”, duke e vërshëllyer pa ndërprerë. Tevez gjithashtu pati një grindje me ish‑shokun e skuadrës, Gary Neville.



1. KEMBELL ‑ Transferimi më i diskutueshëm në historinë e futbollit anglez ka qenë ai i vitit 2001, kur mbrojtësi Sol Kembell vendosi të largohej nga Totenhemi drejt Arsenalit. “Spurs” humbën 20 milionë paundë nga ky transferim. Urrejtja e ka ndjekur Kembell edhe gjatë kohës së tij në Portsmuth, madje disa nga tifozët e “Spurs” janë arrestuar për himnin, me përmbajtjen kushtuar Kembell: “Je i ndyrë!”
te rejat nga sporti ! - Faqe 3 63442_175758325775912_127643890587356_554765_7429383_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty WikiLeaks, prek Manchester United

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:44 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 35471_175756882442723_127643890587356_554759_6633752_n

Pasi që Amerika u bë preh e faqës që po zbulon të gjitha fshehtësitë e botës, me emrin "WikiLeaks", tani preket edhe Manchester United sipas të përditshmes angleze "The Guardian". Manchester United ishte një kohë cak për blerje i Juntas Militare burmeze, gjithnjë sipas rrjedhjes së një dokumenti të zbuluar nga faqja Wikleaks.

Bëhet fjalë për një dokument të zbuluar, i cili ka ardhur në dorë të Wikileaks gjatë transportit të kabllove të kompjuterëve të ambasadës amerikane nga Birmania në SHBA.Sipas këtij dokumenti të publikuar në Guardian, lideri i organizatës e cila është terroriste, Than Shwe, ishte këshilluar nga nipi i tij që të bëjë ofertë për Manchester United, prej hiç më pak se 1 miliardë dollarëve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Martin Jol largohet nga Ajaxi, zëvendësohet nga Frank de Boer

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:46 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 155307_175756515776093_127643890587356_554757_4822627_n

Ps një momsarrëveshje është shkëputur kontrata e punës ndërmjet trajnerit Martin Jol dhe klubit të Ajaxit. Skuadrën deri në fund të sezonit pritet ta udhëheqë Frank de Boer Skuadra holandeze gjatë gjithë sezonit ka luajtur në një formë të ndryshuar dhe momentalisht është e plasuar në pozitën e katërt të Eredvise Ligës me 32 pikë, ose pesë më pak se PSV-ja pas 17 javëve të zhvilluara.“Me dhimbje në zemër largohem nga ky klub. Kemi filluar verën e kaluar, diçka që kam kërkuar kemi përfudnuar por pritjet ishin tepër të mëdha, shumë të mëdha për t’i realizuar, ndërsa kritikat e përditshme kanë shkaktuar pakënaqësi në klub. Shpresoj se kjo skuadër së shpejti do të bëhet kampion”, tha Jol.Disa media e kanjë lidhur këtë largim me kthimin në Premierleague ku nga vitit 2004 deri 2007 ishte në përbërjen e Tottenhamit. Në fakt të hënën pa trajner ka mbetur edhe Newcastle, ndërsa mediat holandeze kanë parashikuar kalimin e jolit në Newcastle. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Juventus ka ende nevojë për mua

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:47 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 156727_175756209109457_127643890587356_554756_2079865_n

Juventus ka ende nevojë për mua”. Buffon e sheh të ardhmen e tij sërish si bardhezi. “Kjo Juve më pëlqen”, ka shtuar portieri gjatë një darke të organizuar nga vetë klubi. “Është kompakte dhe është akoma duke u rritur. Fitorja në Catania ishte nj përgjigje e mirë pas daljes nga Europa League”. Ai ka folur edhye për gjendjen e tij. “ Jam mirë dhe jam duke punuar shumë. Jam i bindur se ende mund të kthehem si numri 1 i portierave në botë”, përfundon Buffon. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Oliver Kahn bëhet menaxher i Kolnit

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:49 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 151084_175755495776195_127643890587356_554755_2630311_n

Ish-portieri i Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, Oliver Kahn, është ndër kandidatët për të qenë menaxheri i ri i përgjithshëm i Këlnit.Klubi i Bundesligës është në kërkim të dikujt që do të zëvendësojë të shkarkuarin Mikael Mejer, javën e shkuar. Klaus Horstman, aktualisht menaxher i përgjithshëm i klubit, ka kontaktuar me 41-vjeçarin Kahn. “Po, kam folur me Kahnin”, ka thënë ai për një gazetë lokale të Këlnit.“Ne do të kërkojmë një ish-futbollist sepse ai do të mbulojë disa detyra dhe ne nuk duhet të jemi të dy të ngjashëm. Kjo ndodhi me Mikael Mejer. Kahn ka personalitet të shkëlqyer dhe e kompenson mungesën e përvojës me prezencën e tij imponuese.”Kahn e la futbollin në vitin 2008 dhe është duke punuar me bizneset e tij që atëherë. Ai pati bisedime me Shalken për t’u bërë drejtor sportiv tek ai klub, por ata preferuan Feliks Magatin për ta marrë si trajner dhe drejtor sportiv në vitin 2009. Kjo detyrë me Këlnin do të ishte e para për Kahnin si menaxher.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Figura të këqija? Asnjëherë në Champions

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:50 am

Në prag të ndeshjes me Ëerder Bremenin, presidenti Moratti i ka thënë klubit të tij të evitojë figurat e keqe dhe Rafa Benitez i është përgjigjur menjëherë. “Mendoj se Inter ka bërë mirë në Champions, nuk besoj se ka bërë paraqitje të këqija. Jemi kualifikuar dhe jemi krenarë për atë që kemi arritur” ka thënë trajneri spanjoll. Për ndeshjen në Gjermani ai ka thënë: “ Është e rëndësishme të fitojmë për ta mbyllur grupin të parët.

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 65419_175754555776289_127643890587356_554754_1949586_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Totti: Futbolli italian mund të mësojë nga Barcelona

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 9:52 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 155377_175753869109691_127643890587356_554753_3429330_n

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se futbolli italian mund të mësojë nga sukseset e Barcelonës.Treshja e Barcës, Andres Iniesta, Xavi dhe Lionel Messi, janë tre nominimet finale për Topin e Artë të këtij viti dhe Totti lakmon në këtë."Ata kanë tre lojtarë të rritur aty që janë në top treshe të Topit të Artë, ne nuk kemi asnjë. Ata gjithmonë fokusohen në lojtarët e rinj. Ne jo"."Dhe ne po ashtu kemi probleme të tjera, si stadiumet dhe fushat. Nuk mund të luani në kushte të caktuara, Roma ka paguar për këtë hendikep në Verona", ka thënë Totti.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Leiva fton Ronaldinhon te Liverpooli

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 8:34 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Ronaldinho-ac-milan

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva, e ka ftuar publikisht asin brazilian Ronaldinho, që t’i bashkohet skuadrës nga Anfield.
“Unë nuk jam në dijeni për asgjë sa i përket transferimit të Ronaldinhos, por do të isha i lumtur po që se kjo do të ndodhte”.

“Ne filluam miqësinë që nga koha kur luajtëm bashkë në Lojërat Olimpike për Brazilin. Do të ishte mirë të luaj me të te Liverpooli. Të gjithë e njohin Ronaldinhon dhe të gjithë e dinë çfarë mund të bëjë ai”, tha Leiva.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Totti: Dua ta fitoj Ligen e Kampioneve me Romën

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 8:35 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Totti-5

Francesco Totti është duke punuar në krijimin e rrugëve ideale për Romën që të jetë pjesëmarrëse në finalen e Wembleyt në vitin 2011.
“Unë do të doja që ta fitoj Ligën e Kampionëve. Unë dua ta bëj këtë me fanellën e Romës, e cila më detyroi të largohem nga kombëtarja”.

“Nuk mund të bëjmë gabime. Faza e eliminimit direkt është duke na pritur, një prej objektivave ky këtë sezon”, u shpreh Totti për Goldenfoot.com
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Mazzone: Interit i duhet Guardiola

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 8:36 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Barcelona+shakhtar+josep+guardiola+looking

Interi duhet ta shkarkojë Benitezin dhe ta transferojë në Giuseppe Meazza trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, pohon legjenda nerazzure, Carlo Mazzone.
“A është Guardiola për Interin? Po, sigurisht. Ai mund t’ua mësojë futbollin skuadrave italiane dhe shpresoj se ai do të vijë këtu, sepse unë e admiroj atë dhe futbollin e tij”.

“Unë e shoh atë të suksesshëm te Interi në bazë të të arriturave dhe lojës që po tregon skuadra e tij. Ai është i gatshëm për çdo kampionat”, tha Mazzone.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Spalletti e vlerëson Juven si kandidat për titull

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 8:37 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 03-luciano-spalleti

Juventusi është rival serioz për titullin e Serie A, thotë trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti.
Biankonerrët aktualisht qëndrojnë të tretët në tabelën e kampionatit italian, por janë të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit Gigi Del Neri.

“Juventus po zhvillohet ndeshje pas ndeshje. Ata po bëhen të vetëdijshëm për fuqinë e tyre. Ekipi i Del Nerit mund ta fitojë Scudetton”, ka thënë Spalletti për La Gazzetta dello Sport.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Nasri: Jam në formën më të mirë në karrierë

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 8:39 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 NasriAction180808_450x390

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, thotë se ai është në formën më të mirë jetësore.
Nasri tash është golashënuesi më i mirë i Arsenalit me 11 gola nga 16 starte.

"Kjo është forma më e mirë në karrierën time. Tash jam 23-vjeçar, andaj jam më i pjekur, jam zhvilluar në ndeshjen time dhe në jetë po ashtu, dhe kjo është dallimi", ka thënë ish-lojtari i Marseille.

Arseali sot pret Partizanin e Beogradit në Emirates në ndeshjen vendimtare për kualifikim të Topçinjve në fazën e mëtejme të Ligës së Kampionëve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Mourinjo nën mbikqyrje, s’ka udhëzime nga tribuna !

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 2:03 pm

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Mourinjo_ne_tribune1
Portugezi i Realit nuk do të lejohet të japë udhëzime nga tribuna për skuadrën në përballjen me Okserin, e fundit për grupin G në Ligën e Kampionëve.
Mourinjo është i skualifikuar për këtë ndeshje dhe rregullorja e UEFA-s parashikon që në raste të tilla, mes skuadrës dhe trajnerit nuk duhet të ketë komunikim. Për këtë arsye, organizmi më i lartë drejtues i futbollit evropian ka caktuar një vëzhgues të veçantë për teknikun nga Setubali gjatë përballjes në “Bernabeu”.

Gjithçka në bazë të pikës 70 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, që parashikon se një trajner i skualifikuar mund ta ndjekë ndeshjen nga tribuna por nuk mund të ketë kontakt me dhomat e zhveshjes, tunelin dhe zonën teknike para dhe gjatë takimit.

Nuk i lejohet as kontakti me skuadrën. Megjithatë, Mourinjo do të vendoset në një cep privat të stadiumit dhe me siguri do të bëjë të pamundurën për t’i dhënë këshilla ndihmësve të tij, Rui Faria dhe Karanka.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Drogba i kënaqet rikthimit në “Velodrom” ... Aty ku e duan te gjithe

Mesazh  r_3 Wed Dec 08, 2010 2:04 pm

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Drogba-marseille


Sulmuesi ivorian i Çelsit parashikon ndjesi fantastike kur të rikthehet sonte në stadiumin ku luajti sezonin e fundit para transferimit në Londër.
Drogba luajti vetëm 12 muaj te Olimpiku i Marsejës, por momentet e bukura që kaloi atje e bëjnë nostalgjik para rikthimit si kundërshtar që prej largimit në korrikun e vitit 2004. Në të parin sezon pas transferimit nga Gingampi (2003/2004), sulmuesi afrikan realizoi 18 gola me Marsejën.

“Do të jetë çast fantastik”, pohoi 32-vjeçari para rikthimit në “Velodrom”. “Është kënaqësi pasi megjithëse luajta vetëm një vit në Marsejë, ndjenja mes meje, tifozëve dhe qytetit është e pabesueshme. Dhashë gjithçka dhe ata ma kthyen gjithashtu. Ende më duan dhe është këndshëm të shkoj sërish aty”.

I të njëjtit mendim është edhe trajneri i Marsejës, Didier Deshamps: “Ka për të qenë shumë prekëse. Didieri kaloi vetëm një vit, por është ende shumë i lidhur me Marsejën. Mendoj se do ta mbyllë këtu karrierën, pasi ai këtë e dëshiron vërtet. Njerëzit e duan për atë çka dhënë dhe ai mbetet një sulmues i madh. Tifozët i janë mirënjohës dhe ndonëse ka qenë te Çelsi për gjashtë vjet, ka qenë përherë i sinqertë dhe ka thënë se Marseja është skuadra e tij e zemrës”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 3 Empty Re: te rejat nga sporti !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi